Doni të gjeni një burrë milioner? Mësoni nga më e mira...

Life style

Doni të gjeni një burrë milioner? Mësoni nga më e mira...

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 21:28

Një studim i kohëve të fundit arriti në zbulimin se shumica e grave, ende ëndërrojnë të martohen me një burrë milioner. Një vit më parë Kim Perez, 43 vjec dhe shitëse në një farmaci, i vendosi vetes këtë qëllim dhe tani i tregon gazetares Anna Pursglove sesi e arriti me sukses……

Pranverën e kaluar, unë fluturova drejt Nju Jorkut për t’u takuar me një mashkull të cilin nuk e kisha parë kurrë më parë. Ndërsa ecja korridoreve të aeroportit, po rregulloja me siklet rrobat e mia: veshjet që kisha zgjedhur me kujdes (këmishën Moschino, çantë e udhëtimit me lekurë jo origjinale, vathet me diamant të rreme por bindës) , duke menduar se nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë përshtypje, një amerikani multi-milioner.

Pastaj, në fund të fundit, ai ishte një burrë i cili kishte në pronësi një apartament në Florida, një shtëpizë për ski në Kolorado dhe një zyrë biznesi në Nju Jork. Ai darkonte në restorantet më të shtrenjta, pinte shampanjën më të mirë dhe unë isha mëse e sigurt, se mund të kishte kë femër të donte. Por ai nuk kishte zgjedhur të takonte ndonjë grua tjetër, por pikërisht me mua - një shitëse në farmacinë e një qyteti të humbur dhe të vjetër në Brigg të Lincolnshire.

Dhe, e pranoj: unë shkova drejt tij jo per shkak të pamjes tërheqëse, por sepse ishte shumë i pasur. E vërteta e pastër është se unë kalova muaj të tërë duke ndryshuar pamjen time dhe madje edhe theksin tim, të gjitha këto për të takuar një burrë të pasur. Dhe nëse kjo tingëllon si diçka e cekët, atëherë më lejoni t’ju shpjegoj të kaluarën time...

Unë vij nga një origjinë modeste dhe nuk shkova në shkollë të lartë. U martova me të dashurin tim të gjimnazit Steven, një mekanik, sapo mbarova shkollën dhe në moshën 20 vjecare linda vajzën tonë, Klaudian. Kam punuar si ndihmës llogaritare në farmacinë e qytetit tim, por gjithmonë mendoja se meritoja një jetë më të mirë. Ashtu si disa njerëz që besojnë se kanë lindur në vendin e gabuar apo ne periudhen e gabuar, unë ndihesha se kisha lindur ne klasën sociale të gabuar. Unë isha e etur për gjërat dhe jetët e bukura që lexoja vazhdimisht në revistat me emër kozmopolitane.

Doja të jetoja në shtëpi të bukura dhe stilistët të krijonin rrobat dhe bizhuteritë e mia. Edhe pse njerëzit gjithmonë më kanë përshkruar si një grua e paraqitshme, gjithmonë kam ëndërruar të kisha një jete të mirë. Në qoftë se unë me të vërtetë e kam synuar një jetë të tillë, ështe e qartë se partneri im i ardhshëm do të duhet të kishte të ardhura të mjaftueshme për ta realizuar këtë.

Pra, kur martesa ime dështoi dhe unë e gjeta veten vetëm, vendosa të rikrijoja veten time në llojin e gruas, të cilën një burrë i pasur mund ta quante tërheqëse. Por si mundet një bukuroshe nga qyteti i vogël i Brigg ta gjejë një burrë te tillë pasanik?

Në kokën time,ndërtova një strategji se çfare duhet të bëja për ta realizuar këtë ambicie. Askush nuk do t’a merrte në konsideratë një grua,për të cilën beson se do vetëm për pasurinë e tij, prandaj unë duhet të shtiresha sikur kasha pasurinë time. Gjëja e parë që duhet të rregulloja ishte theks im Verior. Theksi i veriut i bën njerëzit të supozojnë se jeni klasë punetore dhe pa nivel.

Unë e pashë të nevojshme të fshija të kaluarën në mënyrë që të ndryshoja të ardhmen time...

Së pari, bëra një investim të konsiderueshëm në leksionet e artit të oratorisë. Kam shpenzuar 600£ me një mësues privat dy herë në javë. Pas gjashtë muajsh, ishte praktikisht e pamundur të kuptoje që unë kisha lindur në Veri të Anglisë.

Së dyti, e kisha të nevojshme të dija se ku hanin dhe pushonin njerëzit e pasur. Kjo me duhej që të informohesha dhe mësoja rreth tyre. Kam lexuar revista të shumta për të mësuar rreth restoranteve më të mira dhe vendpushimet më luksoze, dhe kam marrë libra për normat e miresjelljes nga biblioteka. Unë nuk doja që të përdorja thikën e gabuar ose të merrja pecetën e dikujt tjetër gabimisht, ndërsa po darkoja me këta lloj njerëzish të pasur.

Në qoftë se unë arrija të bindja dikë se kisha të njëjtën jetën si ata - dhe, më e rëndësishmja, që unë mund të përshtatem në botën e tyre –duhet te dija vendet që ata takoheshin dhe të dija të sillesha njësoj si ata. Së fundi,duhet ti kushtoja vëmendje pamjes. Nuk është mirë të kesh një zë të bukur dhe te jesh veshur me rroba jo cilesore dhe te shëmtuara.

Por këtu më lindi një problem tjetër: Unë i kisha shpenzuar të gjitha kursimet e mia në mësimet e artit të oratorisë: si mund të përballoja një garderobë krejtësisht të re – me pagën time të ulët? Por unë nuk isha gati të hiqja dorë. Kam kursyer dhe menaxhuar edhe qindarkën e fundit, duke hequr dorë nga shumë gjëra të përditshme.Në vend që të blija në dyqanet e stilesteve , kalova orë të tëra në eBay.

Unë mora vendimin që do të fokusohesha në gjetjen e një veshjeje të shtrenjtë të cilën do ta përdorja vetëm në takime. Bleva një fustan të përdorur të firmës Mandalay (shumë seksi, por i klasit të lartë), disa bizhuteri stilistësh duke përfshirë një orë dore të përdorur Christian Dior dhe një çantë udhëtimi Louis Vuitton. Gjithashtu bleva një këmishë Moschino dhe pantallona xhinse firme - për një veshje më të përditshme.

Nuk kishte rëndësi qe vonoja të paguaja faturën time të energjisë elektrike, me qëllim rregullimin dhe shtimin e flokëve (extensions). Unë kam qenë duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për të mbledhur paratë – duke e ditur sesa me vlerë do ishte për mua.

Brenda një viti, unë u transformava komplet. Miqtë që kishin kohë pa më parë, nuk më njohën kur më panë. Por nga ku ta filloja kërkimin për një burrë të pasur? Rastësisht, dëgjova për një faqe interneti të quajtur “iloveyouraccent.com” dhe në fillim mendova se ishte diçka që kishte të bënte me të folurin bukur, por, kur e pashë më detaje, kuptova se ishte një faqe e specializuar për të njohur gratë dhe burrat amerikanë me partnerë të mundshëm në Britani.

Papritmas, çdo gjë po shkonte në vendin e vet. Për ta thënë më thjesht, e dija se do të ishte më e lehtë për të krijuar një jetë të re, nese do kishte distancë midis të kaluarës sime dhe të ardhmes që shpresoja - një jetë e re me një amerikan të pasur. Në profilin tim, unë e përshkrova veten si një ' grua të sofistikuar që dashuronte argëtimin ", dhe se isha duke kërkuar për një burrë që i pëlqente' gjërat e bukura në jetë".

Natyrisht nuk përmenda se po kërkoja dikë me të ardhura të mira, pasi kjo do ti largonte ata nga unë, por po shpresoja që të kuptohej se çfarë kërkoja. Dhe kështu ndodhi që njoha Davidin. Nga momenti që folëm për herë të parë, e dija se ai ishte i duhuri për mua. Unë pata dhe komunikime me disa burra të tjerë, por si rregull i përgjithshëm e dija se nëse një burre flet me ju në lidhje me sportin dhe alkoolin, atëherë ai nuk ka të tjera gjëra në jetën e tij.

David me dërgonte emaile me histori biznesi dhe marrëveshje të rëndësishme.Unë e dija se ai duhet të kishte shumë para. Ky ishte mashkulli që kisha pritur gjithë jetën. Çfarë i thashë unë atij për veten time? Jo shumë gjëra gjatë bisedave të fillimit. Ia përshkrova punën time sikur merresha me sektorin e kozmetikës (dhe jo ne farmacine e qytetit) për një "kozmetike shtëpi '(më tepër se një farmaci lokal) dhe ai nuk kërkoi shumë për të kaluarën time. Kështu që për javë të tëra i dërgoja email-e të vagëta, duke i dhënë atij shumë pak informacion në lidhje me mua, por ndërkohë kërkoja të gjeja sa më shumë të dhëna për të.

Ai zotëronte biznesin e tij dhe shkoi për pushime në një hotel me pesë yje në Karaibe. Kur ai më kërkoi që të takoheshim në Nju Jork, për mua ishte nje befasi dhe tronditje e madhe. Kishte vetëm një problem: unë nuk kisha asnjë mënyrë që të përballoja fluturimin dhe asnjë shans që t’i thosha të vërtetën në lidhje me financat e mia. Në vend të kësaj u detyrova ti thosha që kam angazhime pune.

Çuditërisht kjo funksionoi. Pa kaluar shume kohë, ai preu biletën dhe ofroi të paguante edhe hotelin. Do të ishin pesë ditë magjike në Amerikë. Herën e fundit që isha aty, mbaj mend që hezitova të bleja një çantë dore për 50 dollarë. Këtë here qëndruam në super hotelin Waldorf Astoria, ku Davidi kishte rezervuar dhoma të veçanta, kështu që nuk ekzistonte presioni për të fjetur së bashku.

Ne i kaluam ditët në vazhdim duke shititur në galeri, muze dhe dyqane të shtrenjta, ndërsa drekuam dhe darkuam në restorantet më të mrekullueshme të qytetit. Natën e fundit para se të kthehesha, fjetëm bashkë – për të vetmen arsye se nuk i rezistova me dot atij. Më kujtohen si tani fjalët e tij të fundit para se hipja ne aeroplanin për në Londër "Lamtumirë e dashur", të cilat me të vërtetë më shqetësuan atë kohë.

Dukej sikur e gjitha që kaluam ishte nje cmenduri e bukur e castit. Megjithatë, sapo mberrita në Angli më prisnin një tufë me lule të bukura dhe një kartolinë, ku shkruhej sesa bukur kishte kaluar me mua. Dhe që nga ky moment, lidhja jonë në distancë u bë shumë intensive. Ne filluam të flisnim 6-7 herë në ditë dhe David nuk harronte asnjëherë të më dërgonte lule çdo javë.

Vetëm tre muaj më vonë, ai më kërkoi të martohesha me të dhe të shkoja në Amerikë. Unë nuk hezitova për asnjë çast. Në atë moment, unë kisha rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Miqtë e mi dhe familja ishin të tronditur nga fakti që unë isha kaq e gatshme të lija gjithcka dhe të largohesha - por ky kishte qenë gjithmonë plani im. Nëse keni vendosur të keni një jetë të zakonshme, atëherë atë do të keni.

Ndryshe nga të tjerët, unë e dija cfarë jetë doja dhe isha e vendosur për ta realizuar atë. Në gusht të vitit të kaluar, David dhe unë u martuam në shtëpinë e tij në Florida dhe shkuam për muaj mjaltit në një udhëtim nëpër Karaibe (Xhamajka, St’ Lucia, St ‘Martin etj). Vetëm një pjesë e vogël e familjes së tij ishin të pranishëm në martesë, plus disa nga miqtë e mi më të mirë dhe një nga hallat e mia të preferuara.

Po, mund të them se shumë nga njerëzit që ishin pjesë e të kaluarës sime menduan se unë isha një materialiste dhe bera gjithçka me llogari të ftohtë, ndaj nuk më mbështeten - por unë mund të jetoj me këtë fakt. Një muaj para se të martohesha, unë e çova e David përsëri në qytezen time Brigg, për t’i treguar se nga vija dhe atë moment unë isha më e hapur për të origjinën time. Por komenti i tij ishte: "Le të ikim prej kendej tani!”

Ai ende nuk e di saktësisht sesa afër varfërisë kam qenë unë – edhe pse unë i kam rrëfyer se me është dashur të ndryshoj disa gjera që ta bëja atë për vete – madje kjo i duket atij argëtuese. Amerikanët janë përgjithësisht më komod me idenë e përmirësimit të vetes sesa anglezët.

Tani, unë jam duke jetuar ëndrrën time dhe çdo mëngjes pickoj veten për tu bindur se nuk jam duke parë emdra në gjumë. Jeta ime tani rrotullohet rreth pazareve të përditshme, palestrës dhe drekave. Burri im më ndihmoi që të krijoja një biznes të vogël shitjes që të mbushja ditën.

Përveçse burrit tim të mrekullueshëm dhe shtëpisë sonë të bukur, unë kam marrë një Mercedes të bukur, të bardhë për të lëvizur dhe një dollap plot me rroba të mahnitshme, për të mos përmendur byzylykun me diamantë dhe orën Rolex. A më duket sikur jam duke luajtur një rol? Në një farë mënyrë , po !

Unë akoma vazhdoj të jem e rezervuar më të tjerët kur pyesin për të kaluarën time. A mendojnë njerëzit që më njohin mua dhe të kaluaren time, se unë jam një përfituese dhe materialiste? Sigurisht që po, një pjesë e mirë e tyre e mendojnë këtë. Por mua nuk më intereson fare se cfarë thonë njerëzit e tjerë.

Unë do t’ia rekomandoja këtë që kam bërë unë, çdo gruaje që thjesht po rri ulur në kolltuk dhe pret që fati ti trokasë në derë. Shikoni se çfarë arrita unë, edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë. David dhe unë, po bëjmë gati një vit sëbashku dhe jëmi plotësisht të lumtur me njeri tjetrin.

Ai ka atë lloj besimi që kanë njerezit e pasur për mirëqenien e tyre dhe kjo e bën atë të duket kaq shumë seksi. Ai as nuk më kërkoi të nënshkruaja kontratë para martesore kur u martuam. Unë nga ana ime i thashë se nëse pas disa muajsh, gjerat nuk shkojnë mirë midis nesh, unë do të kthehesha në Angli me valixhen që kisha ardhur.

Por në të vertetë, as nuk më kalon nëpër mend që të kthehem me mbrapsht, as për nje sekonde të vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat