Burri më lejonte të bëja seks me të tjerë për një vit, provë për ta shpëtuar lidhjen tonë (Foto)

Life style

Burri më lejonte të bëja seks me të tjerë për një vit, provë për ta shpëtuar lidhjen tonë (Foto)

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 12:38

Robin Rinaldi, një 50 vjeçare bëhej një grua e dëgjueshme gjatë vikendit, ndërsa pjesën tjetër të javës e shfrytëzonte për të shkuar me të dashurit e saj të ri në një banesë me qira.

Në letër, Robin Rinaldi kishte një jetë perfetke: shtëpi të bukur në San Francisco, një burrë të pashëm dhe të devotshëm, një punë të mrekullueshme si redaktore në revistë dhe një jetë shoqërore ku merrte pjesë pothuajse në çdo ndejë ekskluzive të atij rrethi. Por, ishte diçka që mungonte, shkruan Mirror.

Robin dëshironte të kishte fëmijë, por burri i saj prej 17 viteve, Scott Mansfield kishte ide të tjera. Pasi dështoi që t’ia mbush mendjen për të filluar familjen me të, ai kishte një vazektomi duke e lëkundur martesën në thelb.

Robin filloi ta ri-evaluojë jetën e saj. Ajo gjithmonë ka tentuar të bëhej “vajzë e mirë” me edukimin e saj katolik, dhe kishte vetëm tre partnerë seksual para se të martohej me Scottin në moshën 26 vjeçare.

“Unë vij nga një prapavijë që më ka mësuar se seksi është diçka që meshkujt duan dhe femrat japin” thotë Robin.
“Pas një akti seksual, femrat humbin diçka dhe në të njëjtën kohë japin diçka, dhe mashkulli ka marrë ose ka fituar diçka. Nuk kisha mundësi që të kënaqesha me ndonjë takim seksual kur isha e re” rrëfehet Rinaldi.

Kështu që Robin vendosi që të jetojë një jetë sa më të mirë, për të cilën mendonte se të tjerët prisnin nga ajo. Por vitet shkuan, dhe filloi të brengosej për pasionin që ka humbur në të 20-at dhe 30-at.

Ajo shpërndau një njoftim në internet për të tërhequr klient dhe la porosinë:

“Unë jam 44 vjeçare, jam profesionale, e edukuar dhe atraktive dhe jam e martuar dhe kërkoj meshkuj 35-50 vjeçar për të eksploruar seksualitetin tim”, shkroi ajo.

Robin dhe Scot u morën vesh që të mos e diskutojnë këtë punë, dhe të mos kishin ndjenja xhelozie. Ky vendim mblodhi kritika nga një pjesë e miqve të tyre, teksa të tjerët i përgëzuan për guximin.

Meshkujt që takonte ajo vinin me prapavija të ndryshme: avokatë, astrologë, programerë kompjuterik, madje ajo takoi një 23 vjeçar të cilin e takoi në Las Vegas.

Kthimi në realitetGjatë javës jeta e saj ishte me plotë takime të bukura, por vikendet ishin komforte me familjen.
“Nuk e kisha të vështirë të kthehesha nga jeta “beqare” në jetën e rëndomtë në të cilën kthehesha të premteve” thotë ajo.

“Unë i përgatisja ushqim burrit, duke u zgjuar në shtratin tonë, duke vizituar fqinjët. Por të hënën në mëngjes, unë isha gati t’u ktheja në punë dhe të shkoja me të dashurit tjerë”, tregon ajo.

Kur po afrohej fundit i këtij “projekti”, ajo filloi të shqetësohej dhe u regjistrua në një qendër për meditim orgazmik.

Çdo mëngjes pasi u zgjonin, pjesëtarët e kësaj qendre u bënin bashkë dhe meshkujt godisnin organet gjenitale të femrave për 15 minuta, duke ndryshuar partnerë çdo ditë. Ajo këtu u “bë” grua, dhe e provoi “treshen”.

Më në fund projekti ka përfunduar dhe Robin u kthye në jetën e saj të mëparshme. Por “adaptimi” ishte i vështirë dhe u nervozua kur zbuloi se burri i saj tërë kohën kishte pasur lidhje me një femër më të re.

Ajo u ri-lidh me një ish të sajin, për t’iu kundërpërgjigjur burrit. Robin dhe Scott u ndanë në një masë, por ata janë sërish afër. Ai gjeti dashuri, ndërsa Robin dhe Alden, një ish i saj që e kishte takuar gjatë projektit, tashmë kishin një lidhje të mirë, e kanë edhe tash pas pesë viteve.

Ajo thotë nga të gjitha këto ka mësuar se si ta bëjë dallimin mes “të jesh vajzë e mirë” dhe “të jesh person i mirë”, përfundon rrëfimin ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat