Shtatë gjërat e shitura më shtrenjtë

Life style

Shtatë gjërat e shitura më shtrenjtë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 22:05

Nuk bëhet fjalë për pasuri, por për statusin. Ndonjëherë gjëra të vogla shiten me çmime marramendëse.

Më poshtë është një listë me shtatë gjërat të shitura më shtrenjtë:

7. Heintzman Crystal Piano. Është e ndërtuar e gjitha prej kristali dhe i është shitur një blerësi anonim për 3.22 milionë dollarë. Për herë të parë është prezantuar gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike të Pekinit në 2008-n.

6. Virgjëria e Natalie Dylan. Studentja 22-vjeçare vendosi të nxjerrë në ankand virgjërinë e saj për të siguruar një grusht para më shumë…grushti ishte i majmë, plot 3.8 milionë dollarë.

5. Marina Bay Sands.
Bëhet fjalë për një resort të vendosur në majë të një godine 57-katëshe në Singapor. Ka një pishinë të stërmadhe, një park prej 340 metra katrorë dhe për më tepër, ofron pamjen më spektakolare të Gjirit Marina. U shit për 6 milionë dollarë.

4. I katërti në listë është një iPhone 5, një telefon inteligjent jo dosido. Është ndërtuar nga 600 diamantë të bardhë, një logo të Apple me ar solid dhe 53 diamantë të bardhë, dhe një ekran që përmban 135 gramë ari dhe safiri 24 karatësh. Butoni “Home” është i ndërtuar nga një diamant i zi. U shit për 15 milionë dollarë.

3. Të blesh domain-e (adresa interneti) në ditët e sotme nuk është as e vështirë dhe as me ndonjë kosto kushedi sa. Por në vitin 2007 ishin ditë të tjera dhe “VacationRentals.com” u shit për plot 35 milionë dollarë. Kjo është shuma më e madhe e ofruar ndonjëherë për një “domain”. Atë e investoi Brian Sharples, themeluesi i HomeAway, i cili tha se shpenzoi gjithë shifrën për të shmangur konkurrencën.

2. Është cilësuar si makina më e dëshirueshme nga të gjitha. Bëhet fjalë për një Ferrari A1963 250 GTO. Është një makinë gare, që mban edhe rekordin. U shit për 52 milionë dollarë.

1. “Lojtarët e letrave”. Piktura e Paul Cezannepa e vitit 1893 u shit për 260 milionë dollarë, duke e bërë atë veprën e artit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Në të tregohen dy fshatarë francezë, duke luajtur me letra. U ble nga një pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat