“Doggy Style”, si ta bëni më interesant

Life style

“Doggy Style”, si ta bëni më interesant

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:09

Është ndër më të pëlqyerat nga shumica e meshkujve, por edhe mënyra me e mirë për ta goditur pikë G. Femra në këtë mënyrë do të forcojë bicepsin, kurse mashkulli kofshët. Por janë disa gjëra të cilat mund të mos i dini

Në vend që femra të qëndrojë në gjunjë dhe në shuplaka, duhet të përkulet me poshtë duke u tërhequr në gjunjë dhe bërryla. Mashkulli në vend se të bie në gjunjë, njërën këmbë duhet ta shtrijë përpara.

1. Qëndroni vertikalisht
Disa femra ankohen se pas disa minutash në këtë pozicion fillojnë të kenë ngërçe dhe parehati, prandaj mund të lëvizni duke qëndruar në këmbë pas murit ose mund të përkuleni në tavolinë.

2. Dilni nga dhoma e gjumit
Pjesa më e bukur e ‘doggy style’ është se nuk kërkon domosdoshmërisht një krevat – mund të bëni seks kudo nëpër shtëpi. Provojeni në dush, duke qëndruar mbi karrige dhe ai në këmbë ose të mbështeteni në banakun e kuzhinës. Një alternativë tjetër do të ishte mbi lavatriçe ndërkohë që është në fazën e centrifugës.

3. Përdorni jastëkë
Mund të shtroni disa jastëkë poshtë trupit në mënyrë që të rrini më rehat ose vendosni vetëm një të tillë poshtë belit, për të krijuar një kënd perfekt penetrimi.

4. Fusni në lojë gjoksin
Nëse pëlqeni stimulimin e gjoksit, ‘doggy style’ është pozicioni ideal për t’i futur ata në lojë. Rrëmbeni duart e partnerit dhe vendosini ato tek gjoksi juaj duke i treguar me duart tuaja sipër të tijave se çfarë ju pëlqen.

5. Kaloni kufijtë
Ky është pozicioni ideal për të kaluar nga seksi vaginal në atë anal. Vetëm sigurohuni të ndërroni prezervativin për të shmangur situate të pakëndshme dhe nëse është hera juaj e parë në ‘vendin tjetër’ përdorni shumë lubrifikues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat