Amerikani kërkon që t’i ketë të dy gratë me letra

Life style

Amerikani kërkon që t’i ketë të dy gratë me letra

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:50

Nothan Collier është një amerikan, që e ka inspiruar shumë vendimi i Gjykatës Supreme, për lejimin e martesave mes së njëjtës gjini.

Por atë nuk është një homoseksualë, por një bigamist.

Ai bashkë me dy gratë e tij, Victoria dhe Christinë, kanë bërë një kërkesë që të legalizohet martesa mes bigamiste.

“Tani për tani jemi duke pritur për një përgjigjje”.

“Unë kam dy gra sepse i dua të dyja, dhe unë dua që martesa me gruan time të dytë të jetë legale njëjtë si me të parën”.

“Shumica e njerëzve nuk janë si ne. Unë nuk po tentojë që të definojë se çfarë do të thotë martesa për të tjerët, por çfarë është për ne”, është shprehur Collier për The Independent.

Ai është martuar me gruan e parë, Victoria, në vitin 2000, kurse me Christine, është martuar në një ceremoni fetare në vitin 2007.

Për Victorian, gruaja e dytë e burrit të saj është por si një motër.

“Askush nuk mund të e dijë, se me kënd bie në dashuri? Ky është fati jonë”, është shprehur Victorica kur është pyetur se si u ndje kur burri i saj ka marrë një grua tjetër.

Në fillim gjyqi e ka mohuar kërkesën Collier, mirëpo përpara se të jepet një përgjigjje përfundimatre do të konsultohen me zyrtarë të tjerë ligjor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat