Cila është arsyeja që tatuazhi ‘pikëpresje’ po kthehet në trend?

Life style

Cila është arsyeja që tatuazhi ‘pikëpresje’ po kthehet në trend?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:07

Pas pikëpresjes fshihet një mesazh i fortë.

Është e vështirë të shohësh betejat me të cilat ne ndeshemi çdo ditë brenda vetes, dhe duken si të pamundura për t’u fituar. Tani, njerëzit po përdorin tatuazhin e ‘pikëpresjes’ si një kujtesë të jashtme të triumfit të brendshëm mbi çështjet e shëndetit mendor.

Kjo është pjesë e lëvizjes “Projekti Pikëpresje”, që e përshkruan veten si një lëvizje jo fitimprurëse me bazë besimin që përfaqëson shpresën dhe dashurinë për ata që po luftojnë me depresionin, menndimet për vetëvrasje etj. Ata që luftojnë me sëmundje mendore, apo njohin dikë që vuan, janë inkurajuar të bëjnë një tatuazh të pikëpresjes si shenjë solidariteti.

Por pse pikërisht ‘pikëpresja’? Pikëpresja në fjali është e përdorur kur autori mund të zgjidhte t’i jepte fund fjalisë, por ka zgjedhur të mos e bëjë. “Fjalia është jeta jote, dhe autori je ti vetë,” shkruhet në sajtin e Project Semicolon.

Themeluese e kësaj lëvizjeje është Amy Bleue që në vitin 2013 pasi babai i saj vrau veten.
Tani, ky projekt ka inspiruar njerëz në të gjithë botën. Shumë prej tyre kanë shpërndarë foto në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat