“Jam dashnorja e burrit tënd” / SMS e hap burri dhe shihni se çfarë i bën dashnores

Life style

“Jam dashnorja e burrit tënd” / SMS e hap burri dhe shihni se çfarë i bën dashnores

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:20

Është krim që dënohet nga Kodi Penal t’i zbulosh një gruaje se i shoqi është i lëvizshëm me femra të tjera. Mbi këtë është bazuar gjykata e Kasacionit në Itali, duke shqyrtuar çështjen penale nr 28495, ku ishte në shqyrtim çështja e një gruaje nga Bari, të dënuar me 400 euro gjobë për ngacmim.

Gruaja ka kërkuar në Kasacion që çështja të pushohej dhe ajo të merrte pafajësinë, por gjykata vendosi ndryshe. Në gjyq rezultoi se gruaja kishte kryer disa telefonata anonime ku e kishte informuar direkt “rivalen” e tij se i shoqi i saj po e tradhtonte dhe pikërisht me të. Në proces, gruaja e tradhtuar nga burri, e akuzoi dashnoren e të shoqit për ngacmim dhe shqetësim me thirrje telefonike.

Por e paditura provoi në sallën e gjyqit se gjatë telefonatave q kishin zgjatur për minuta të tëra, nuk kishte pasur shprehje shqetësimi për ngacmime nga gruaja e dashnorit të saj. Për më tepër ajo nuk ishte ankuar gjatë thirrjeve dhe aq më shumë, kishte vazhduar të kërkonte informacione të mëtejshme mbi tradhtinë e burrit.

Por gjyqtarët e Gjykatës Supreme italiane, çmuan se kot prova nuk hedhin poshtë akuzën e ngacmimit edhe pse në këtë rast, telefonatat u bënë për të ndihmuar gruan që të mësonte se për burrë kishte një njeri që e tradhtonte.

Mbrojtja tha se fakti që gruaja nuk ia mbylli asnjëherë telefonin asaj që “e ngacmonte”, tregon se vendimi i gjykatës është absurd. Por gjyqtarët ishin të vendosur: Gruaja që telefonoi bashkëshorten e burrit me të cilin flinte, duhet të dënohet për krim penal me gjobë 400 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat