A duhet të pastrohen vathët e sapoblerë dhe si?

Life style

A duhet të pastrohen vathët e sapoblerë dhe si?

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:42

Vathët mund të jenë një burim infeksioni për zonën e veshëve pavarsisht se ju sapo i keni blerë ata, kjo për arsye se dikush tjetër mund t’i ketë provuar para jush.
Prandaj nëse në disa raste nuk doni të përfundoni me një vesh të fryrë e me infeksion, bëni mirë të ndiqni këto këshilla:

Fillimisht vathët duhet të jenë personal e të mos i shkëmbeni me askënd, sepse ata kanë kontakt me gjakun dhe lëngjet e trupit.

Mbasi t’i keni blerë, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me sapun likuid.
Zhysni një copë pambuku në alkool, peroksid hidrogjeni ose krem antibiotik dhe me të fërkoni dhe mbështillni të dy vathët.

Mund ta aplikoni edhe direkt në vesh nëse i keni provuar më parë.
Përsëriteni disa here.

Nëse vini re enjtje, fryrje, irritim, skuqje apo ndjeni dhimbje atëherë mund të keni infeksion ose alergji nga lloji i metalit të vathëve. Konsultohuni me një doctor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat