Testet e shumta të dëmshme për fëmijë

Life style

Testet e shumta të dëmshme për fëmijë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 19:19

Sipas një raporti të mësuesve të Anglisë, përqëndrimi i madh i fëmijëve nëpër provime, mund të e dëmtojë shëndetin mendor të tyre.

Bazuar në një studim prej 8 mijë mësuesve, është arritur në përfundim që testet dhe stresi po i dëmtojnë shumë fëmijët.

Qeveria është shprehur se do të bëjnë të pamundurën, që çdo fëmijë të mund te realizojë aq sa ka potencial.

Sipas tyre, shëndeti i fëmijëve dhe mirëqenia e tyre është në rrezik për shkak të testimeve të shumta.

Stresi më i madh tek fëmijët ështe kur ka testime kombëtare.

Shumica e mësuesve janë shprehur se në kohën kur ka testime kombëtare, atëherë nxënësit janë shumë të shqetësuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat