Çfarë e shuan dëshirën seksuale të femrës, më shumë se çdo gjë tjetër? E frikshme!

Life style

Çfarë e shuan dëshirën seksuale të femrës, më shumë se çdo gjë tjetër? E frikshme!

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:39

A e dini se çfarë e shuan dëshirën seksuale të femrës, më shumë se çdo gjë tjetër? Neveria!

Kjo e fundit, e çon femrën deri në vendimin për të shmangur tërësisht çdo lloj kontakti me partnerin e saj Seksi është përvoja më intime që mund të jetojë në një çift. Mënyra më klasike për ta shmangur seksin, është “jam me dhimbje koke”. Por a e dini se çfarë e shuan dëshirën e femrës, më shumë se çdo gjë tjetër? Neveria.

Një studim i realizuar nga psikologia Diana Fleischman ka analizuar nivelin e eksitimit seksual tek 76 femra në moshë nga 18 deri 42 vjeçe. Matja e këtij niveli është bërë me një instrument të matjes së fluksit të gjakut në brendësi të organit gjenital femëror. Disa nga pjesëmarrëset në studim ishin të ekspozuara ndaj imazheve neveritshme. Të tjerave iu servirën filma erotikë dhe disa të tjera u përballën me skena të frikshme.

Rezultatet që dëshmuan femrat që morën pjesë në studim, ishin konkrete: Femrat që u përballën me imazhe të neveritshme, në jetën e tyre seksuale me partnerin, në të vërtetë kishin dëshirë seksuale tre herë më të ulët se gjithë të tjerat.

Motivi është i thjeshtë: Eksitimi seksual i shtyn të afrohen tek partneri, por neveria që ata kanë edhe pse jo konkretisht për mashkullin e tyre por për sende dhe dukuri të ndryshme, i largon dhe i mban larg çdo kontakti me partnerin.

Psikologia Fleischman shprehet: “Në dritën e këtyre të vërtetave të zbuluara në studim, duhet të kuptojmë se çdokush nga partnerët tanë, mund të jetë përballur me gjëra të neveritshme përpara se ata të kenë kontaktet seksuale dhe riprodhuese”.

Në këtë pikë vjen edhe këshilla: Partnerja duhet mbajtur afër gjërash që i ngjallin gëzim dhe duhen bërë përpjekje që të ketë sa më pak në mendje, gjëra që i ngjallin neveri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat