Shqipëria, vendi më i palumtur në Evropë

Life style

Shqipëria, vendi më i palumtur në Evropë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 23:45

Dy vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria, janë listuar si shtetet më të palumtura në Kontinentin e Vjetër. Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth tre milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit (29).

Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit evropian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Evrope 2015) publikuar dje pasdite.

Në muajin mars, Bullgaria zinte vendin e fundit për nga lumturia në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi që fliste për kënaqësinë e jetës. Një total prej 29 vendesh u morën në analizë nga Instituti i Kërkimeve mbi Lumturinë. Franca u rendit e nënta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në vendin e 14.

Hartuesit e raportit e shpjegojnë rënien e nivelit të lumturisë me ndikimin që ka media sociale në jetën e njerëzve, të cilët bombardohen me lajme nga më të ndryshmet e që kanë ndikim tek të gjithë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat