Sozia e Angelina Jolit: Meshkujt më kanë frikë (Foto)

Life style

Sozia e Angelina Jolit: Meshkujt më kanë frikë (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:04

Veronica Black, sozia e aktores hollivudiane, Anzhelina Zholi e ka të vështirë të gjejë një të dashur, sepse burrat frikësohen prej pamjes së saj.

Për shkak të flokëve të zinj dhe buzëve të plota, shpesh e ngatërrojnë me aktoren e famshme. Mirëpo 27-vjeçarja thotë se format e saj po i shkatërrojnë jetën intime.

“Ndonjëherë njerëzit bëhen nervozë dhe fillojnë të dridhen kur bisedoj me ta, çka është e çudtishme, pasi unë jam një person i këndshëm dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, shprehet ajo për “Daily Mail”.

Modelja kanadeze tha se prej një viti është beqare, pas përfundimit të një lidhjeje 5-vjeçare dhe se do të dëshironte të njihte një person special.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat