Horoskopi ditor, 3 korrik 2015

Life style

Horoskopi ditor, 3 korrik 2015

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 07:37

Ky është horoskopi për ditën e premte 3 korrik 2015 . Kjo do të jetë një ditë e madhe për shumicën e njerëzve. Kjo nuk do të thotë se të gjitha ngjarjet do të jenë pozitive, vetëm se përmasat e tyre do të jenë të favorshme. Nëse jeni në kërkim të një dite të qëndrueshme, kjo nuk është e duhura. Mundohuni të zvogëloni rreziqet, duke mos u treguar të pakujdesshëm në lidhje me punën apo jetën tuaj dashurore.

Dashi

Sot ju nuk duhet të mbivlerësoni fuqitë dhe aftësitë tuaja, me shpresën se do të zgjidhni çdo gjë. Të dyja këto drejtime duhet të kenë kufijtë e tyre. Bëni atë që keni planifikuar dhe mos ndërtoni kështjella prej rëre. Yjet thonë se projektet mund të jenë iluzore dhe duke qenë të tensionuar mund të dëmtoni mirëqenien tuaj.

Demi

Sot është një ditë e këndshme për shëtitje, kontakte dhe pushime. Ka shumë mundësi që të merreni me të njohurit e rinj të cilët do të ndikojnë në pjesën tjetër të fatit tuaj. Nuk është e pamundur që ju të mbroheni fuqimisht dhe të arrini sukses me ndihmën e një personi me ndikim. Kushtojini vëmendje të veçantë shëndeti tuaj dhe përmbahuni nga ushqimi i keq.

Binjakët

Vitaliteti juaj është i ulët, kështu që ju mund të përballeni me vështirësi në të paturit e aktivitetit që rrit sëmundjet kronike. Mbani në minimum stresin fizik dhe rrezikun e panevojshëm, duke punuar me veten më shumë. Megjithatë shmangni kritikat që shefi mund të japë ndaj jush, pasi një gjë e tillë mund të ketë ndikimin e vetë negativ.

Gaforrja

Gjysma e parë e ditës do të jetë e favorshme dhe premton mbrojtjen e fuqishme ndaj jush. Potenciali i ulët i jetës do të ndikojë negativisht në biznesin dhe aktivitetin e punës, megjithatë një sens i mirë rreziku do t’iu ndihmojë që të dilni nga një situatë dëshpëruese.

Luani

Është shumë e mundur që pikërisht dita e sotme të zgjidh problemet e pazgjidhura apo planet e shtyra. Fati do t’ju sprovojë në këmbënguljen tuaj për të marrë atë që meritoni. Guximi për të ecur drejt sfidave, do të ecë paralelisht me ju.

Virgjëresha

Shmangni çështjet e dashurisë, pasi do të jeni të destinuar të gënjeheni dhe zhgënjeheni. Megjithatë kjo është një ditë e mirë artistike, filozofike dhe për kërkimet shpirtërore. Ju do të jeni në gjendje që të përdorni aftësitë tuaja dhe talentet për të shprehur veten sa më shumë që të jetë e mundur. Vetëm mos e lodhni veten, pasi energjia juaj do të jetë mjaft e ulët sot.

Peshorja

Puna juaj do të kërkojë më shumë përpjekje se zakonisht dhe një pamje jashtë gjërave të zakonshme. Në sferën e aktivitetit profesional paraqiten sfida të reja më të rënda. Mos e përjetoni shumë thellë situatën dhe mos bëni asgjë, sot veprimet tuaja do të jenë të kota.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për njohje të reja, ose për riparimin e marrëdhënieve të thyera miqësore. Në sferën e veprimtarisë profesionale, ka shumë mundësi që të bëni shumë gabime. Ndoshta fati është duke përgatitur surpriza të pakëndshme për ju, në mesin e tyre pritet edhe një konflikt me menaxherët dhe kolegët. Bëni kujdes në ato që ju thoni.

Shigjetari

Suksesi juaj do të varet drejtpërdrejt nga aftësia juaj për të zbatuar taktikat e duhura dhe për të ecur mes linjës “nuk lejohet” ose “ajo që kërkoni është e keqe”. Nuk duhet të lejoni askënd që të përfshihet në problemet apo planet tuaja. Bëni sa më pak biseda të besueshme me njerëzit që nuk i njihni dhe tregoni kujdes në takimet e reja.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite ju duhet të keni një pasqyrë të qartë të ndjenjave tuaja, mendimeve dhe veprimeve, sepse ju duhet të tregoni kujdes nga një kthesë e papritur e fatit. Mundohuni t’i merrni vetë vendimet tuaja, pasi edhe ndonjë këshillë pavarësisht qëllimit të mirë, mund të përfundojë për keq. Ka shumë mundësi që të keni probleme me shëndetin.

Ujori

Kjo ditë premton të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme jetën tuaj. Ndoshta duke ndryshuar statusin tuaj të punësimit, ose ndoshta duke u përpjekur që situata të ndryshojë. Yjet nuk ju rekomandojnë që të eksperimentoni, por në vend të kësaj duhet të shmangni rrezikun tek i cili do t’ju shtyjë vetja juaj. Bëni kujdes ndaj ndonjë veprimi kolektiv.

Peshqit

Kjo ditë premton të jetë e mbushur me ngjarje interesante apo ndryshime të papritura në jetën personale. Kontaktet seksuale apo marrëdhëniet e dashurisë do t’ju sjellin gëzim dhe besim në përpjekjet tuaja, duke e bërë zemrën tuaj më të ngrohtë. Bukuria juaj do të vijë në rritje. Ju do të keni stilin tuaj, pikëpamjen tuaj për jetën, ndaj përpiquni që edhe partneri juaj të përshtatet me to.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat