Pikëpresje, tatuazhi i atij që ka zgjedhur të jetojë

Life style

Pikëpresje, tatuazhi i atij që ka zgjedhur të jetojë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:37

“Pikëpresja përfaqëson një frazë që autori edhe mund ta kishte mbyllur, por në fakt ka vendosur ta vazhdojë. Ai autor je ti, dhe fraza është jeta jote”.

Në formë tatuazhi apo e vizatuar me bojë, pikëpresja është bërë protagoniste e jetës në rrjetet sociale ditët e fundit; qindra përdorues të Twitter, Instagram apo Pinterest vazhdojnë të postojnë foto me simbolin e pikturuar në trupin e tyre. Bëhet fjalë për njerëz që i janë bashkuar një fushate ndërkombëtare të quajtur: “The semicolon project”.

Iniciativa inkurajon të gjithë ata që në një moment të jetës së tyre mund të kenë rënë pre e depresionit, ankthit apo mendimit për vetëvrasje, që të vizatojnë një pikëpresje në trup, si simbol i zgjedhjes për të mos e ndërprerë jetën pavarësisht çdo vështirësie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat