Njerëzit sot, më të gjatë dhe më inteligjentë

Life style

Njerëzit sot, më të gjatë dhe më inteligjentë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:11

Në botë sot ka shumë familje që janë krijuar prej racave të ndryshme dhe duke nisur nga ky fakt, disa kërkues kanë vendosur të shikojnë se si po ndikon kjo në evolucionin e njerëzve.

Në rezultatet e një studimi nga Universiteti i Edinburgut, thuhet se njerëzit sot janë më të gjatë dhe më inteligjentë se paraardhësit e tyre dhe arsyeja për këtë është rritja e numrit të njerëzve që vijnë nga prindër të dy racave të ndryshme.

Për këtë studim janë shfrytëzuar të dhënat e mbi 350 mijë personave nga zona urbane dhe rurale.

Ka ekzistuar miti se fëmijët që vijnë nga “gjaku i përzier” rrezikojnë më shumë sëmundje, por kërkuesit e kanë hedhur poshtë një teori të tillë. Fëmijët që vijnë nga prindër të racave të ndryshme kanë aftësinë të mendojnë më shpejt si dhe kanë nivel më të lartë arsimor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat