Horoskopi 2 korrik 2015

Life style

Horoskopi 2 korrik 2015

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:26

Dashi

Planetët do e favorizojnë gjatë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jetë ashtu si e kishin ëndërruar.

Demi

Tregohuni të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni probleme. Beqarët duhet t'i dëgjojnë këshillat e miqve dhe familjarëve nëse nuk duan te.

Binjakët

Ditë e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja sepse vetëm kështu do mund të ndryshojnë status.

Gaforrja

Perspektivat janë të mira sot për jetën tuaj në çift. Beqarët duhet të përgatiten për të reja të mrekullueshme të cilat do ua mbushin zemrën me gëzim.

Luani

Nuk do jeni shumë të qartë gjatë kësaj dite për atë që doni të bëni në çift ju të dashuruarit. Beqarët do marrin ftesa të papritura të cilat do i bëjnë të ndihen mirë.

Virgjëresha

Do jeni gjithë kohës në merak sot për mënyrën si do shkojë jeta juaj në çift. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe sikur të mos e gjejnë dot sot princin e tyre të kaltër.

Peshorja

Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe jeta ka për t'iu ndryshuar rrënjësisht sot.

Akrepi

Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti të dytë ju të dashuruarit. Beqarët do e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe nuk do nxitohen.

Shigjetari

Duhet të flisni hapur për çdo gjë sot me atë që keni në krah. Beqarët do fiksohen pas dikujt dhe do bëjnë të pamundurën derisa ta bëjnë për vete atë.

Bricjapi

Edhe pse tundimi do jetë shumë i fortë gjatë gjithë kësaj dite ju do i qëndroni besnikë personit që keni në krah. Beqareve nuk do mund t'iu plotësohen dëshirat për të filluar një lidhje.

Ujori

Ka kohë që marrëdhënia juaj me partnerin është ftohur? Sot duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Kërkoni falje për gabimet e bëra dhe toleroni sa te mundeni.

Peshqit

Do e thelloni edhe më tepër marrëdhënien tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do bëni plane edhe për të ardhmen. Beqaret do kenë mosmarrëveshje me disa miq dhe nuk do kenë mendje për të kërkuar dashurinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat