Horoskopi ditor - 01/07/2015

Life style

Horoskopi ditor - 01/07/2015

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:19

Dashi (21 Mars - 20 Prill)
Imagjinata do t’ju ndihmojë të mos bëni përsëri të njëjtat gabime që keni bërë për shkak të përsëritjes së vazhdueshme të veprimeve në punë.

Demi ( 21 Prill - 20 Maj)

Të gjithë kanë ngulur sytë mbi ju sot. Do t’ju duhet të gjykoni të tjerët në një çështje shumë të rëndësishme, si për vetë ata, si për gjithë komunitetin ku jetoni.

Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)

Disiplina do të jetë thelbësore dhe do të japë rezultate të jashtëzakonshme sot. Ata që janë me ju do të duan të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht.

Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)

Është dita ideale për impenjime të natyrës sentimentale. Megjithatë, duhet të bëni shumë kujdes dhe të mos shpërqendroheni shumë.

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Sot mund të zgjoheni dhe të kuptoni se keni mbetur pak prapa me programin dhe se nuk mund të respektoni të gjitha impenjimet e parashikuara për t’u kryer deri në fundjavë.

Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Dita e sotme do të ketë një fillim të ngadaltë dhe të qetë. Do të bëni disa tentativa të pazakonta dhe do të ndjeheni të pasigurt.

Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)

Një koleg ose njerëzit tuaj të dashur mund të kenë disa dyshime në lidhje me një hap që jeni duke ndërmarrë dhe do t’ju detyrojnë ta shtyni për më vonë këtë vendim.

Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)

Jini modeste, të rezervuar dhe merruni me punët tuaja pa bërë shumë zhurmë. Do t’ju duan dhe adhurojnë pa kushte, për atë qe ju jeni në të vërtetë.

Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)

Një njeri shumë i afërt do të dalë kundër jush dhe do të manifestojë me forcë mosaprovimin e tij në lidhje me një projekt ose një pikëvështrim tuajin.

Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)

Është një ditë shumë e përshtatshme për të vënë në provë aftësitë tuaja dhe për të kuptuar qartë se çfarë mund të bëni më mirë.

Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)

Mund të arrini shumë, në veçanti në aktivitetet që nuk bien shumë në sy. Në këtë moment janë shumë të rëndësishme fazat paraprake të çdo veprimi që bëni.

Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)

Sot do të jeni në një humor shumë të keq dhe mund të përfundoni në një grindje të rëndë me njerëzit që ju rrethojnë dhe kjo çështje mund të shkojë edhe më tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat