Trendi i ri i fryrjes së buzëve

Life style

Trendi i ri i fryrjes së buzëve

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:49

Dëshira për buzë sa më të mëdha po merr përmasa të çuditshme. Një prirje e re shqetësuese, e quajtur #kyliejennerchallenge, është përhapur prej disa kohësh në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një teknikë, që nxit adoleshentet për të zmadhuar buzët e tyre deri në përmasa epike, duke përdorur shishe apo gota.

Metoda thuhet se është mjaft e dhimbshme dhe, ata që e kryejnë, vendosin buzët në një gotë apo shishe për të ushtruar më pas presion për thithjen e ajrit, duke shkaktuar rritjen e buzëve të tyre.

Adoleshente të panumërta, vajza kryesisht, kanë publikuar në Twitter dhe Instagram rezultatet shqetësuese të eksperimenteve të tyre, të cilat në shumë raste u kanë sjellë edhe dëmtime të rënda rreth gojës.

Çuditërisht, duke pasur parasysh përhapjen e këtij fenomeni, rezultatet janë shumë larg atyre të dëshirueshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat