Horoskopi i 30 qershorit

Life style

Horoskopi i 30 qershorit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:25

Dashi (21 Mars - 20 Prill)

Sot një rast mondan do të jetë spunto për të krijuar raporte të reja me njerëz që janë shumë pranë interesave tuaja. Jeni gjithmonë të ndikuar nga interesi më tepër se shoqëria.

Demi ( 21 Prill - 20 Maj)
Më në fund do të arrini të bëni për vete atë person që keni kohë që po e vëzhgoni. Mos e prishni gjithçka duke folur më tepër seç duhet që ne takimin e parë.

Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)

Sot shumë situata do të bëhen tepër të vështira dhe artificiale, që do t’ju detyrojnë të mos silleni natyrshëm. Përpiquni t’i ktheni gjërat në rrjedhën e tyre normale.

Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)

Për shkak të bindjeve tuaja personale dhe për hir të rrethanave profesionale, sot mos i kushtoni rëndësi terheqjes fizike ndaj një të saponjohuri.

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Pak vetmi sot do të jetë shumë e domosdoshme dhe do t’ju bëjë shumë mire. Por mos e teproni dhe mos i ktheni krahët atyre që duan t’ju bëjnë shoqëri.

Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)
Ka ardhur momenti që ju t’i shfaqni ndjenjat tuaja, madje t’i bëni publike ato. E rëndësishme është që familjarët tuaj të dinë se çfarë ndjeni dhe t’ju japin mbështetjen e tyre të plotë.

Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)
ë tjerët nuk do ta kuptojnë armiqësinë që do të shfaqni sot, por ju jeni të vendosur më shumë se kurrë të shtrëngoni dhëmbët dhe t’i viheni punës derisa të arrini gjithçka dëshironi.

Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)
Do të bëni disa hapa të ngadaltë dhe të vështirë drejt progresit, veçanërisht në orët e para të mëngjesit. Me kalimin e orëve do të mësoni si të lëvizni më shumë shkathtësi.

Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)
Jeni ne pritje te nje mrekullie qe do te realizohet vetem nese do te dini te silleni pozitvisht dhe nese do te impenjoheni per te patur ate qe deshironi me shume.

Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)
Pak vetmi do t’ju lumturoje sot, por kini kujdes te mos humbni ne fantazite tuaja fluturake. Keni shume pune per bere, ndaj mos humbni kohen kot.

Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)
Nje takim pak I vecante mund te jete per ju burim I shume avantazheve. Beni mire te jeni te hapur ndaj gjerave te panjohura, sepse sot jane ne favorin tuaj.

Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)
Duhet te jeni te sigurte ne ate qe beni, sidomos kur perpiqeni te jepni keshilla dhe te ndihmoni te tjeret. Ndoshta pas sjelljes tuaj fshihen motive te dyshimta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat