Rrëfimi shokues! “Kapiteni i Arsenalit më goditi me penis në fytyrë”

Life style

Rrëfimi shokues! “Kapiteni i Arsenalit më goditi me penis në fytyrë”

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:00

Ish-futbollisti i Arsenalit, Nicolas Anelka, ka botuar autobiografinë e tij ku ka lëshuar edhe një rrëfim shokues.

Ai thotë se kur luante te Arsenali kapiteni Patrick Vieira e ka goditur me penis në fytyrë.

“Humba një rast ballë për ballë me portierin pasi më ra dielli në sy. Vieira më bërtiti në fushë duke më thënë se si arrita ta humbisja atë rast. Debati vazhdoi edhe ën dhomat e zhveshjes. Unë kërkova falje dhe thashë arsyen përse ndodhi. Teksa u ula të lidhja këpucët ai erdhi dhe më goditi me penis në fytyrë. Ishte gjëja më e sikletshme në jetën time”, rrëfen Anelka.

Por francezi thotë se nuk mbaroi aty.

“Pas veprimit të Vieira pllakosi heshtja. Më pas Ashley Cole tha se tani ishte radha e tij të më godiste me penis. Aty e kuptova se duhet të ikja nga Arsenali. Më shokoi dhe deklarata e Wenger. Ai kur mori vesh ngjarjen tha se kjo është arsyeja përse e ka vënë kapiten Vieiran”, tregon Anelka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat