Ja cilat janë trendet më të fundit për flokët verë 2015

Life style

Ja cilat janë trendet më të fundit për flokët verë 2015

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:24

Tendencat për flokët në këtë sezon veror vijnë me modele flokësh të larmishme. Prerjet shkurt dominojnë më tepër si dhe lyerjet ombre. Moda 2015 është fokusuar në flokë me shkëlqim, të shëndetshëm dhe natyral.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Ortjola Bregu, administratore e një prej qëndrave më të reja në Tiranë foli rreth tendencave më të fundit të vajzave dhe grave për look-un e tyre.

Sipas Ortjola Bregu përveç prerjeve të shkurtra në këtë sezon edhe flokët e gjata janë fantastike, të buta, të bukura dhe të lehta për t’u stiluar.

“Flokët e gjata kanë qenë gjithmonë stil i besueshëm. Ato u japin femrave përzgjedhje të ndryshme të stileve të flokëve të gjata për t’i praktikuar” u shpreh Ortjola. Këtë vit ngjyrat janë shumë të larmishme, ato sillen prej të bardhës së artë e deri te të kuqet. Por më tepër në trend janë ngjyrat natyrale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat