Gjërat e çmendura që duhet të bëni këtë verë!

Life style

Gjërat e çmendura që duhet të bëni këtë verë!

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 23:44

Në vend të fotove në Instagram, pushimeve monotone apo gjëra të tilla ju mund të bëni një verë pak më aventureske.

Ja se si mund ta bëni më me ngjyra këtë verë:

1. Si fillim ndahu me të dashurin!
Seriozisht, ndahu! Vera është shumë më argëtuese kur je ‘single’. Pastaj ke gjithmonë kohë që të shkosh t’i lutesh e penduar duke u zvarritur për t’u kthyer bashkë.

2. Shko në një dasmë ku nuk e njeh çiftin dhe askush nuk të njeh ty!
Është shumë e lehtë, piketo një lokal dasmash në qytetin ku jeton. Thjesht merr shoqen tënde, shko, bëj qejf, ha gjëra të mira, kërce dhe futu në radhë për të pritur buqetën e nuses.

3. Shko të vizitosh të afërmit që nuk i sheh prej kohësh
Ose nëse i urren, mos shko. Mos harxho para kot.

4. Shko në plazh!
Normale që në plazh do shkosh, por duhet të kishte një pikë katër.

5. Bli kremra anti-diell!
Vera pa kremra anti-diell, është si të shkosh në një takim të parë lakuriq, ose, ose… si t’i dërgosh ish të dashurit mesazh kur je e dehur, me pak fjalë është të jesh e ekspozuar dhe në siklet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat