Shenjat se jeni gati të martoheni

Life style

Shenjat se jeni gati të martoheni

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 12:00

Kur ju mendoni për të ardhmen tuaj ai është atje. Më poshtë kemi disa nga shenjat që tregojnë që ju jeni të gatshëm për tu martuar, transmeton Klan Kosova.


 


1. Ndiheni mirë me veten si individ jo vetëm në marrëdhënie me partnerin/en.Martesa ka nevojë për dy njerëz të plotë, të cilët ndihen të plotësuar dhe komodë me veten, pasi dy gjysma nuk mund të shkojnë larg.


2. Dëgjoni historitë e dashurive të miqve dhe nuk ndiheni keq. Në vend që të ndieni se duke ndenjur vetëm me një person, po humbni ‘çmendurinë’ e takimeve të shumta me njerëz të ndryshëm, ju pëlqen që keni një person që ju kupton dhe ju pranon ashtu siç jeni.


3. E dini se çfarë kërkoni te një partner/e. Në vend të bukurisë së jashtme, për të vendosur për një lidhje martesore me dikë, duhet që ai/ajo të plotësojë më shumë tipare të mira.


4. Nëse keni njerëz të tjerë të afërt. Nëse personi juaj i dashur është i vetmi me të cilin keni lidhje të ngushtë, atëherë ky është një problem. Nëse ky person ju hedh poshtë një mendim, do të ndiheni shumë keq, por kini parasysh se njeriu shpreh vetëm mendimet e veta ndaj duhet të keni miq të tjerë të ngushtë për të marrë një perceptim më të gjerë.


5. Kuptoni se gjërat nuk vërtiten më rreth jush. Nëse po mendoni për martesë, një gjë e rëndësishme, që duhet ta keni kuptuar tashmë, është se do t’ju duhet të bëni kompromise.


6. Filloni të vëreni unazat e fejesës te të tjerët. Nëse e gjeni veten duke vëzhguar unazat e fejesës së të tjerëve, atëherë me shumë gjasa po zgjidhni unazën tuaj në mendje, një shenjë që jeni gati për martesë.


7. Kur mendoni për të ardhmen, partneri/ja është pjesë e saj. Nuk ka të bëjë vetëm me ngjarje të veçanta, por thjesht ideja që pas shumë kohësh, do të vazhdoni ta keni atë njeri në krahë, do të thotë se po e mendoni martesën seriozisht.


8. Flisni haptazi për paratë. Edhe pse mund të jetë një temë tabu për t’u diskutuar, me kalimin e kohës, një çift bëhet më i hapur dhe fillon të mendojë si skuadër, për një të ardhme më të mirë. Nëse keni filluar të flisni për paratë, jeni në gjysmë të rrugës për te martesa.


9. Keni biseduar me njëri-tjetrin për martesën. Ju nuk shpresoni vetëm që një ditë t’ju shfaqet unaza në gisht, por në fakt e keni biseduar këtë me partnerin/en dhe po e planifikoni ngadalë.


11. Keni ndarë pasiguritë. Nëse nuk shqetësoheni më se një ditë ai/ajo do të zbulojë për ju një pikë të dobët, atëherë e keni hapur veten që tjetri t’ju njohë plotësisht. Kjo është diçka e mrekullueshme që ju afron më tepër dhe ju sjell një hap më pranë martesës.


12. E keni në listën e kontakteve emergjente. Smartfonët e sotëm ju japin mundësinë të krijoni një listë kontaktesh emergjente që aktivizohen shumë thjeshtë. Nëse partneri/ja juaj është në këtë listë, atëherë do të jeni bashkë në të mirë e në të keq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat