11- vjeçarja do të studiojë në Harvard

Life style

11- vjeçarja do të studiojë në Harvard

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:58

Ajo akoma nuk ka mbushur moshën për të ngarë makinën apo votuar.

Por këtë vjeshtë, Ria Cheruvu do jetë në auditoret e Universitetit të Harvardit.

Cheruvu, nga Arizona, SHBA, është një fëmijë- gjeni, e cila është diplomuar e para në shkollën e mesme këtë vit, edhe pse është 11 vjeç.

Mamaja e saj e dinte se Cheruvu ishte e zgjuar që kur ajo ishte vetëm 9 muajsh.

Në moshën 7 vjeç ajo u fut tek programet e përshpejtuara.

Në vjeshtë ajo do nisë studimet në neuro- biologji, duke mësuar në Harvard se si funksionon truri.

“Njerëzit më pyesin se si do ndërveprosh me njerëz, që janë më të mëdhenj se ti. Unë u thëm thjesht që do ndërveproj me mendje që janë si e imja” tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat