“Jam shumë e bukur për të punuar”

Life style

“Jam shumë e bukur për të punuar”

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:34

Nusja e djalit të një oligarku rus, që ka në pronësi shtëpinë private më të madhe në Londër, pretendon se është shumë e bukur për të punuar.

Valeria Guryeva është gruaja e Andrey Guryev Jr, që është djali i një miliarderi 57- vjeçar, që ka po atë emër si i biri.

Valeria ka studiuar më parë në Kolegjin e Modës në Londër.

Deklaratat se ajo nuk ka nevojë të punojë, pasi është e bukur, i ka bërë në faqen e saj në Instagram.

I shoqi i saj është shefi ekzekutiv i Phosagro, një prodhues global fertilizuesish.

Vjehrra e saj, Evgenia, fiton në një vit më shumë se dhjetë gratë më të pasura të Kremlinit së bashku.

Ajo ka një flotë të tërë me makina luksoze, përfshi dy Rolls Royce që i përkisnin dikur Elton John.

Andrey Guryev ka një pasuri prej 2.6 miliardë sterlina.

Shtëpia e tyre pritet të bëhet më e shtrenjta në Londër, pasi është banesa më e madhe pas Buckingham Palace.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat