Shenja që tregojnë se keni një lidhje të konsoliduar

Life style

Shenja që tregojnë se keni një lidhje të konsoliduar

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:59

Në ditët e sotme, mediat diktojnë ligje për të gjitha, përfshirë edhe një raport. Flasin për dashuri që nuk korrespondojnë, dashuri të ndaluara apo pasione të zjarrta, por të gjitha këto ide të dashurisë nga mediat kanë diçka të përbashkët: dramën.

Dhe nga ana tjetër, është pikërisht kjo dramë që qarkullon në botën e medias. Por a e dini? Të jetosh një marrëdhënie torturuese nuk është dhe kaq interesante. Lidhjet autentike mund të jenë dhe të mërzitshme.

"Huffington Post" rendit 9 shenja që tregojnë se keni një lidhje të konsoliduar.

1.Të jesh partner i vërtetë për gjysmën tjetër tuajën është e vështirë
Të jesh një partner duhet që t’ia dalësh në mënyrë natyrale që të mos shfaqet si detyrë apo përgjegjësi. Në lidhjet e zakonshme ka pasiguri, ankth. Ndërsa lidhja e qëndrueshme të jep sigurinë e raportit.

2. Nuk duhet të jeni në kontakt 24 orë në 24, në shtatë ditë të javës
Të kuptosh që një person ka botën e tij, të ndarë nga e jotja, është thelbësore në një marrëdhënie të pjekur. Kjo do të thotë se nuk është e mundur të qëndrosh gjithmonë bashkë, të dërgosh mesazhe pa fund.

3. Mos kërkoni që partneri juaj të ndryshojë
Në një lidhje normale, nuk duhet as të marrësh në konsideratë idenë e ndryshimit të partnerit tuaj. Është tjetër gjë të kërkosh të rregullojë sjellje të vogla, të përditshme e të sikletshme, dhe tjetër gjë të korrigjosh dikë si person. Ndoshta ai apo ajo nuk do të jetë perfekt, por gjithsesi nuk duhet të jetë.

4. Gjysma juaj mund edhe t’ju sfidojë
Nuk duhet të jesh dakord për çdo aspekt të jetës, një lidhje duhet të vihen në provë dhe të sfidohen këndvështrimet. Partneri juaj mund t’u ofrojë shumë këndvështrime apo ide që janë në kundërshtim me tuajat.

5. Nuk është frikë të flasësh për të ardhmen
Në lidhjet e papjekura, ka më pak siguri dhe shpesh ka grindje mbi ‘statusin’ e lidhjes. Për pasojë, janë më pak të gatshëm të flasin për të ardhmen. Në një raport të konsoliduar, bëhen plane shumë muaj përpara, pa menduar se lidhja mund të përfundojë.

6. Mund të diskutoni, por pa bërë ‘luftë’
Vëzhgoni mënyrën se si diskuton tjetri, dhe përshtatuni, dhe kjo është pjesë e një lidhjeje të pjekur. Përshembull, njëri nuk preferon të flasë kur është i zemëruar, ndërsa tjetri është më i drejtpërdrejtë. Në fillim është vështirë, por kur njihesh të dy e kuptojnë mirë reagimin e njëri-tjetrit dhe diskutojnë si të rritur.

7. Të demostrosh dashurinë është më e rëndësishme se sa ta shprehësh me fjalë
Ndonjëherë, dashuria fshihet në gjestet e çdo dite dhe jo tek fjalët, dhe kjo është një pikëvështrimi më e pjekur.

8. Xhelozia nuk është problem, sepse raporti bazohet mbi besimin
Në një marrëdhënie të rritur burri mund të ketë mikesha femra, apo e kundërta. Bota vazhdon të rrotullohet. Në një çift ka besim reciprok, pa u shqetësuar për tradhti apo pandershmëri.

9. Qëndroni në sintoni me njëri-tjetrin, fizikisht dhe mendërisht

Nuk bëhet fjalë vetëm për seks. Gjëja më e rëndësishme është të njohësh mirë personin tjetër dhe të kesh krijuar një lidhje të tillë, sa të parashikosh çdo gjest apo të dish si do ta mbarojë fjalinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat