Ai i propozon për martesë, kritikohet në rrjetet sociale

Life style

Ai i propozon për martesë, kritikohet në rrjetet sociale

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:05

Martesa është dita më e rëndësishme në jetën edhe për faktin se vetëm atë ditë bashkëshortët janë në qendrën e vëmendjes dhe të gjithë i kanë sytë nga ata. Sipas disa personave, ti marrësh vëmendjen çiftit, jo vetëm që nuk duhet bërë, por është edhe mungesë e theksuar edukate.

Kjo është pak a shumë arsyeja që kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e mjaft personave në rrjet. Në fotografi duket një çift të ftuarish në dasmë, ku mashkulli i propozon për martesë femrës së tij, përballë tavolinës së çiftit që martohej, duke i vënë ata paksa në pozitë dhe duke ua hequr vëmendjen.

Fotografia është shpërndarë më shumë se 1 milionë herë. Komentet janë të shumta dhe të gjitha e cilësojnë këtë mashkull të ulur në gjunjë si një të paedukatë, i cili nuk duhej ta kishte bërë kurrsesi këtë veprim përpara çiftit të sapomartuar në ditën e tyre të dasmës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat