Pahor kërkoi falje për sjelljen e tij në mbrëmjen e Maturës

Life style

Pahor kërkoi falje për sjelljen e tij në mbrëmjen e Maturës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:29

Presidenti slloven Borut Pahor kërkoi falje publikisht për sjelljen e tij në mbrëmjen e maturës me nxënësit e shkollave të mesme në Lubjanë.

Pahor në mbrëmjen e maturës ka pranuar rolin e “moderatorit” duke festuar me mikrofon në dorë, nën tingujt e muzikës disko dhe pop, duke vallëzuar në binë dhe duke nxitur euforinë e të rinjve,

Sjellja e presidentit ka nxitur shumë reagime në të cilat kjo sjellje është vlerësuar “ e pa dinjitetshme për detyrën që mban” dhe kritika e veçantë është dhënë për porosinë “këtë ne e bëjmë” e për disa presidenti ka treguar seksizëm të hapur dhe mos respekt ndaj grave.

Zyra e Pahorit ka lëshuar një video deklaratë për media në të cilën shefi i shtetit ka kërkuar falje për sjelljen e tij dhe fjalët e thënë si dhe për mënyrën që mund ta kenë kuptuar.

Presidenti slloven njihet dhe shpesh kritikohet se është shumë populist. Gjatë fushatës ai ka luajtur rolin e pastruesit, punëtorit ndërtimor, mishtar etj,

Pahor gjatë një suksesi të rezeprentacionit të Sllovenisë në hokej ka premtuar se do të rrëshqas mbi akull 100 orë ku edhe e ka përmbushur këtë premtim si dhe ekipit kombëtar të futbollti do t;ua pastrojë atletet nëse fitojnë ndaj Rusisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat