Hillary Clinton hap dyqan online (Foto)

Life style

Hillary Clinton hap dyqan online (Foto)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:50

Hillary Clinton e ka treguar anën e saj të humorit, duke bërë shaka me ndjesinë për modë që e kanë konservatorët.
Kandidatja për presidente në SHBA e ka lansuar dyqanin e saj zyrtar, ku gjendet edhe një kostum i quajtur "The Everyday Panstuit Tee".

Bluza me mëngë të shkurtra që kushton 30 dollarë ka një grafikë që e bën të duket si kostumet që mban veshur Clintoni.

Në përshkrim, thuhet se kjo bluzë “sjell një kuptim krejtësisht të ri për një të premte të rastit”.

Ish-senatorja e New Yorkut ishte kritikuar për pamjen e saj gjatë fushatës presidenciale në vitin 2008.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat