E imagjinoni si do të ishte të jetonit 5 ditë në vend të Kim Kardashian? (Foto)

Life style

E imagjinoni si do të ishte të jetonit 5 ditë në vend të Kim Kardashian? (Foto)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:03

E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do të jetonit jetën e Kim Kardashian për një ditë të vetme? Mos u mendoni gjatë, Sally Holmes, një gazetare amerikane, jetoi jetën e 34-vjeçares për 5 ditë me rradhë, për hir të një artikulli në Elle.com.

Dhe rezultatet ishin befasuese. Holmes u shpreh se ishte një sfidë e vështirë dhe e mundimshme, pasi të gjithë i dimë sakrificat që zonja Ëest bën për një pamje më të mirë dhe për të rritur nivelin e performancave të saj në publik.

Iu desh të vishte disa masa më të vogla, të përdorte korsetë e famshme të yllit të Keeping Up With The Kardashians dhe të vishte taka ekstremisht të larta. Por në fund, cdo mund, torturë dhe sakrificë ia vlejti, pasi ndikoi pozitivisht në vetëvlerësimin e gazetares dhe e prezantoi atë me disa tipare që nuk i njihte më parë tek vetja.

Fundja, nuk ka asgjë të keqe të kujdesesh për veten. Ne madje do t’ja rekomandonim të gjitha femrave që duan të ndihen mirë me veten dhe trupin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat