Pesë mënyra për të zgjatur flokët sa më shpejt

Life style

Pesë mënyra për të zgjatur flokët sa më shpejt

Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:21

Ndoshta shumë prej jush ju kapi ai momenti i çmendurisë dhe i pretë flokët e që atëherë ato duket sikur nuk po rriten më . Ndoshta këto këshilla do t’ju ndihmojnë që flokët tuaj të zgjaten jo vetëm më shpejt por edhe të shëndetshme.

Përdorni maskë flokësh një herë në javë
Nuk ka rëndësi se çfarë maske është ajo për sa kohë që ushqen flokët tuaj duke mos i lejuar të ndahen dhe duke riparuar majrat e tyre. Mund të përdorni edhe maska në kushte shtëpie për të evituar sallonet e shtrenjta. E verdha e vezës dhe vaji i ullirit është shumë i këshillueshëm.

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur t’i krihni

Shpesh na ndodh të bëjmë një dush në momentin e fundit dhe nga shpejtësia përdorim një krehër çfarëdo me shpejtësi të madhe për të përfunduar me dyshemenë plot me flokë të këputura. Sipas ekspertëve krehja me shpejtësi dhe pa kujdes e flokëve shkakton këputjen e tyre dhe nuk është aspak e shëndetshme.

Kuroni flokët e djegur
Prerja e tyre nuk është gjithnjë zgjidhja e duhur. Rruga e shkurtër mesa duket na çon më gjatë kështu që herën tjetër blini një produkt që kuron të djegurat e flokëve dhe majrat e tyre në mënyrë që flokët tuaj të duken të shëndetshëm dhe më të zgjaten pa probleme.

Ushqehuni nga jashtë edhe nga brenda
Ndonjëherë zgjidhja nuk vjen vetëm nga jashtë por edhe nga brenda. Kini kujdes të ushqeheni mirë dhe të merrni të gjitha proteinat e nevojshme qe flokët tuaj të jenë gjithnjë në formë. Pjesë e ushqimeve të sugjeruara janë sallata jeshile, mishi i pulës, veza, lajthi, bajame, salmon, avocado dhe për të marrë sa më shumë vitaminë B konsumoni kivi dhe fara kungulli.

Mos përdorni llak të fortë apo produkte fiksuese të forta

Sipas ekspertëve nuk është e këshillueshme të përdorni produkte që fiksojnë flokët në formë të ngrirë pasi ato e thajnë shumë atë dhe nuk e lejojnë të rritet. Nëse nuk bëni dot pa këto produkte, këshillohet ndonjë llak i lehtë apo shkumë flokësh pa efekt të fortë por sa më natyral.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat