Si t’u mësosh fëmijëve rregullat e sjelljes

Life style

Si t’u mësosh fëmijëve rregullat e sjelljes

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:45

Ndonjëherë duket se të gjithë prindërit flasin me fëmijët për rregullat dhe zakonet, duke u kujtuar atyre gjithmonë se duhet të thonë “të lutem” ose “faleminderit”, apo t’u tregojnë se nuk është e sjellshme t’i thuash mësueses që "kostumi i saj është i shëmtuar".

Këto zakone mund të jenë dhe burim konflikti: disa njerëz duan t’i thërrasësh “Z. Smith” ndërsa të tjerë “më thirr Jim!”. Dhe kur fëmijët nuk e dinë se çfarë janë rregullat, sjelljet janë një burim i madh ankthi.

Por kur fëmijët kuptojnë se si të menaxhojnë veten e tyre, ajo u jep atyre besim, - thotë për revistën “Time”, Elaine Swann, një eksperte e etikës së sjelljes dhe autore e një sërë librave lidhur me këtë temë. Kjo është e vërteta për Swann, e cila u transferua në SHBA nga Panamaja qëkur ishte fëmijë, dhe gjeti rrugën e saj në kulturën e re duke mësuar mirësjelljen.

Rregullat bazë të sjelljes duhen mësuar që në shkollën fillore, - thotë Swann, - por është më e rëndësishme të ndihmosh fëmijët e çdo moshe të mësojnë çfarë është sjellja se sa t’i detyrosh. “Zakone do të thotë t’ua lehtësosh gjërat të tjerëve”, thotë Swann. Kështu që edhe në moshë të re, prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët për të thënë fjalë të mira të tjerëve, si për shembull “ç'njerëz do të doje të kishe rreth e rrotull?”, duke vijuar më pas me “si mund të bëhemi të tillë?”.

Në shkollën 9-vjeçare, prindërit shpesh zemërohen duke i thënë adoleshentit që nuk duhet të flasësh me gojën plot. Por Swann thotë se të mësosh se si të bisedosh gjatë kohës së ngrënies, është aktualisht aspekti më i rëndësishëm i mirësjelljes. Fëmijëve do t'u duhet kjo mjeshtëri për gjithë jetën, kur të intervistohen për punë apo të takojnë njerëz të ndryshëm. Dhe ata mësojnë më mirë, thotë Swann, duke e bërë këtë gjë. Ajo i inkurajon familjet që të gjejnë mundësinë të hanë vaktet të gjithë bashkët dhe të bisedojnë. Pyetjet si “Si kalove sot?” apo “Çfarë mendon për këtë lajmin e fundit?”, janë vetëm biseda të vogla që trajnojnë fëmijën të ndihet komfort me rregullat sociale.

Në shkollën e mesme fëmijët fillojnë të mendojnë me terma, që Swann i përshkruan si tre vlerat thelbësore të sjelljes: respekti, ndershmëria dhe konsiderata. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur Swann nisi të mësojë mirësjelljen 20 vjet më parë, thotë ajo, dhe në kulturë dhe në teknologji. Por këto vlera thelbësore mbeten në zemër të të gjitha zakoneve. T’i mësosh fëmijët të flasin me sy, apo të largojnë telefonin në orën e ushqimit është shumë e rëndësishme. Por është edhe më e rëndësishme, - thotë Swann, - t’i ndihmosh të fokusohen në atë se çfarë mendojnë apo ndjejnë të tjerët. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët në këtë drejtim duke i pyetur: “Si mendon se do të ndjeheshe ti në këtë situatë? Si do të doje të të trajtonin?”.

Dhe në çdo moshë, sipas Swann, është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë se sjelljet nuk janë diçka që e shtyp me buton. Ato janë një rrugë e jetës, të mësojnë se si të konsiderohen nga të tjerët, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim tek vetja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat