Shoku i ngushtë nuk ua thotë të gjitha...

Life style

Shoku i ngushtë nuk ua thotë të gjitha...

Më: 26 maj 2015 Në ora: 21:51

Shoku ose shoqja jote më e ngushtë ka më tepër mundësi që t’ua thotë në sy se ju keni shtuar peshë, ose se modeli i ri i flokëve nuk ju shkon, se sa faktin që partneri ose partnerja ju tradhton.

Në një studim në Britaninë e Madhe, ku janë analizuar mbi 1700 miqësi, rezultatet kanë treguar se vetëm 29% e njerëzve do t’i tregonin shokut ose shoqes së ngushtë se partneri i tij ose saj është duke e tradhtuar.

Rreth 54% e njerëzve do t’ia bënin të ditur mikut të tyre se modeli i ri i flokëve nuk i shkon, ndërsa 58% do t’ua thonë në sy se keni shtuar peshë. Studimi i kryer nga “Loose Women” ka treguar edhe për disa virtyte që çmohen në një miqësi.

Besnikëria është gjëja më e vlerësuar në një shoqëri, ku 78% e të anketuarve kanë thënë se është baza e një miqësie të fortë, ndërsa zemërgjerësia vlerësohet nga 28%. Rreth 30% e njerëzve kanë deklaruar se do t’ia bënin të ditur shokut të ngushtë, në momentin kur ata janë ndjerë të ofenduar nga ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat