Akoma pa mbushur 5-vjeç, por fëmijët kanë rreth 1000 foto në internet

Life style

Akoma pa mbushur 5-vjeç, por fëmijët kanë rreth 1000 foto në internet

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:58

Prindërit do bënin gjithçka për të mbrojtur fëmijët e tyre, por në ditët e sotme, në kohën e rrjeteve sociale, prindërit kanë “ulur armët” dhe ngarkojnë foto pafund në internet.

Kërkimet e fundit tregojnë se, para se fëmija i tyre të festojë ditëlindjen e pestë, prindërit tashmë i kanë hedhur 973 foto në rrjete sociale, duke mos u treguar të kujdesshëm për të kontrolluar privatësinë e këtyre fotove.

Shumica e fotove hedhen në Facebook, si rrjeti social më popullor në botë, por prindërit harrojnë se mund të rregullojnë privatësinë e fotos, duke dhënë urdhëra se kush mund ta shikojë atë, kush mund t’i japi “like” apo të bëjë komente.

Rreth 17% e prindërve janë shprehur se asnjëherë nuk rregullojnë privatësinë, ndërsa 46% kanë deklaruar se janë kujdesur për këtë gjë një ose dy herë, shkruan “The Parent Zone”.

Në Britani ka filluar një fushatë vetëdijësuese për prindërit të cilët publikojnë fotot e fëmijëve të tyre. Në këtë fushatë theksi vihet tek privatësia, pasi prindërit në mënyrë të pavetëdijshme vënë në rrezik fëmijën e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat