“Hoxha” nga Turqia: Dora do tu mbetet shtatzënë nëse masturboni (Video)

Life style

“Hoxha” nga Turqia: Dora do tu mbetet shtatzënë nëse masturboni (Video)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:08

Një udhëheqës mysliman fetar Mücahid Cihad Han tha se burrat të cilët masturbojnë "në botën tjetër, dora e tyre do të mbetet shtatzënë ", ka shkruar të hënën, turkja Hurriyet Daily News, citojnë mediat kroate.

Han, i cili ka një emision televiziv në të cilin jep këshilla, është përgjigjur në një pyetje të një shikuesi.

Shikuesi i kishte thënë se është i martuar, por edhe më tej masturbon. Madje ka thënë se ka masturbuar edhe gjatë pelegrinazhit në Mekë.

Me këtë rast, Han i ka thënë shikuesit që masturbimi është i ndaluar dhe se ai duhet ti rezistojë djallit.

Siç potencojnë mediat, këshillat e tij kanë shkaktuar edhe kritike. Në fakt, thuhet se nuk ka udhëzime të qarta lidhur me masturbimin – disa udhëheqës fetarë myslimanë thonë se ajo është e lejuar nëse e parandalon një akt paramartesorë.

Disa të tjerë nuk e përdorin fjalë “e ndaluar”, por jo e “pëlqyeshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat