Inteligjencën apo gjoksin? Ja kë vlerësojnë më tepër meshkujt

Life style

Inteligjencën apo gjoksin? Ja kë vlerësojnë më tepër meshkujt

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:05

Meshkujt vlerësojnë më shumë inteligjencën tek një femër sesa masën e gjoksit të saj, kur vjen puna për të gjetur bashkëshorten e ardhshme.

Deklarata vjen nga Profesor David Bainbridge, i cili thotë se inteligjenca tek një femër sugjeron se ajo ka më shumë mundësi të jetë një nënë e përgjegjshme.

Në një shkrim të postuar nga “DailyMail”, akademiku i Universitetit të Cambridge pretendon gjithashtu se këto femra janë rritur nga prindër inteligjentë dhe ka patur kujdesin e duhur gjatë fëmijërisë.

Bainbridge thotë se meshkujt kërkojnë vetëm figura simetrike, pasi sugjeron se partneri potencial është i ri, i shëndetshëm dhe ka gene të qëndrueshme.

Si pasojë, ai shprehet se meshkujt nuk janë të interesuar tek gjoksi i femrave, pasi ky i fundit rrallë herë është simetrik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat