Sa shpenzoni për një unazë fejese, të bësh diçka me çmim të lirë a ka të njëjtin kuptim

Life style

Sa shpenzoni për një unazë fejese, të bësh diçka me çmim të lirë a ka të njëjtin kuptim

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:58

Nuk të ndodh çdo ditë që ‘gjysma tjetër e jotja’ të ulet në gjunjë e të propozon të shpenzosh pjesën e mbetur të jetës me të… Kjo është arsyeja se pse simboli që përfaqëson fejesën ka një rëndësi të madhe.
Sigurisht, dashuria juaj për njëri-tjetrin ka më shumë rëndësi, por, ka një arsye që ne vëmë gurë të çmuar.. mos ndoshta për t’i treguar botës se sa e rëndësishme është marrëdhënia. .. ?! Ne sigurisht nuk e argumentojmë me këtë , por pyetja që ne bëjmë është, sa para mund të keni shpenzuar? Ndoshta keni shpenzuar të gjithë rrogën e një ose dy muajve bashkë.
Koncepti se “sa “ në fakt daton në vitin 1930, pasi De Beers lançoi një fushatë marketingu për të forcuar traditën e unazës (ju e dini sloganin që ende përdoret sot “ A diamond is Forever”, ( një diamant është përgjithmonë), për t’i bindur njerëzit të blejnë diamante ( të cilat nuk kanë qenë klasifikuar si gur i rrallë që nga 1870) në një ekonomi të keqe.
Një reklamë në fund të vitit 1930 sugjeroi shpenzimin e rrogës së një muaji për një unazë fejese, dhe më pas në vitin 1980, e ndërroi atë me rrogën e dy muajve sepse, a nuk është rroga e dy muajve një çmim i vogël për të paguar për diçka që zgjat përgjithmonë? Kështu që ju do ta keni atë edhe më vonë. Kjo traditë për të shpenzuar para në një unazë erdhi nga një dredhi e marketingut.
Por ju si mendoni ? A do të shpenzoni një shumë të konsiderueshme të rrogës tuaj në një unazë? Të bësh diçka me çmim më të lirë, a nuk ka të njëjtin kuptim…?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat