Studimi, të jesh i çrregullt është sinonim i inteligjencës dhe krijimtarisë

Life style

Studimi, të jesh i çrregullt është sinonim i inteligjencës dhe krijimtarisë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:21

Vepra është bazuar në rezultatet e një eksperimenti të kryer nga neurologu Robert Thatcher, i cili thotë se kreativiteti është kaotik. Sipas tij idetë kanë nevojë që të “enden” dhe të bien në kontakt me ide të tjera sepse së bashku formojnë shkëndija krijuese.

Në fakt, Johnson thotë se numri i ideve është më i lartë në qytete të mëdha se sa qytetet e vogla. Edhe sikur të kesh më shumë pasione e lejon turrin tënd që të zgjidhë probleme dhe situate në sajë të lidhjeve që janë krijuar në mënyrë të pandërgjegjshme.

Edhe leximi i shumë librave e bën më të lehtë lindjen e ideve të reja, të cilat, sipas Johnson, është më e lehtë për ata që kanë tendencë që të kenë një mendje që endet. Studimi në thellësi në një fushë të caktuar, në fakt nuk duket si një limit i krijimtarisë por është e kundërta; idetë prodhojnë ide të reja.

Çrregullim bipolar dhe deficiti i vëmendjes, për shembull, janë të lidhura me nivele të larta të krijimtarisë. Johnson thotë se edhe kur ju jeni të dehur apo rraskapitur, truri është i gatshëm për zbulime të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat