Gabimet që bjëjnë prindërit kur ushqejnë fëmijët

Life style

Gabimet që bjëjnë prindërit kur ushqejnë fëmijët

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:25

Ndarja e gjirit është faza e parë që tregon për rritjen e fëmijës. Kjo fazë në fakt është shumë delikate për shkak se stomaku i fëmijës është ende i vogël dhe do i duhet që të përballojë procese më të vështira se ato të tretjes së parë.

Ushqimet e para pas heqjes së gjirit janë shumë të rëndësishme. Këshillohen ushqime të përgatitura në shtëpi dhe që kanë përbërje drithërash.

Duhet të keni parasysh se lëngjet e stomakut të fëmijës deri në këtë fazë kanë qenë të afta për të tretur vetëm qumështin dhe për këtë periudhë të dyta ata duhet të “armatosen” për të konsumuar diçka më të konsiderueshme. Çdo gjë duhet të realizohet në mënyrë graduale, pra me hapa të ngadaltë.

Si të silleni më fëmijët:

Hiqni dorë nga ofrimi i një ushqimi nëse fëmija jua ka refuzuar herën e parë dhe të dytë.

Mos u tregoni të padurueshëm dhe të nxituar.

Limitoni shumëllojshmërinë e ushqimeve, pasi e kanë të vështirë të mësohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat