Ja se çfarë duhet të keni parasysh nëse frekuentoni një femër të fortë

Life style

Ja se çfarë duhet të keni parasysh nëse frekuentoni një femër të fortë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:22

Frekuentimi i një femre të fortë, që e ka në kontroll të plotë jetën e saj, është një eksperiencë nga e cila mund të mësosh shumë. Nëse po dashuroheni me një femër me karakter të tillë, ka disa gjëra që duhet të dini

Mos prisni “bujë”
Nuk duhet t’u vini rrotull argumenteve, por shkoni drejt e në temë, sepse ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ju. Nëse ka diçka që atë e bezdis, ju duhet ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Kjo do t’i zgjidhi menjëherë problemet që mund të lindin mes jush.

Mos besoni që ta çoni përpara marrëdhënien me mesazhe
Nëse femrat e këtij lloji janë komunikuese të mira, nuancat delikate të mesazheve nuk do ta ndryshonin këtë fakt. Sigurisht, ndonjë mesazh përgjatë ditës do të ishte mirë, por forma juaj kryesore e komunikimit duhet të jetë ajo me telefonata ose biseda ballë për ballë.

Mos u përpiqni të tërhiqni vëmendjen me ndonjë budallallëk apo marrëzi
Çdo tentativë prej adoleshenti për ta xhelozuar duke folur ose duke postuar foto me një tjetër do t’ju dalë prej hundësh. Femrat e forta nuk xhelozohen, sepse janë mjaftueshëm të sigurta në vete për të ditur se kush vlen për kohën e tyre. Nëse do të impenjohet me ju, do të presë të njëjtën gjë në shkëmbim.

Mos prisni biseda të kota
Femrat e forta dhe të matura janë të mençura, të pasionuara dhe të mirarsimuara. Kërkojnë biseda të vërteta mbi argumente reale. Edhe kur janë duke parë një episod komik, mendja e tyre është e përqendruar te gjëra vërtet të rëndësishme. Nëse doni vëmendjen e tyre duhet t’i mbani hapin.

Nuk duhet t’i lejoni vetes që të jeni të pavendosur
Me shumë gjasa ajo mund të ketë një punë stresuese dhe ditët e saj i kalon duke marrë vendime dhe duke u përballur me njerëzit. Nëse mendoni që ta kaloni mbrëmjen me pasiguri se ku do të darkoni apo se çfarë filmi do të shihni, atëherë keni gjetur “prenë” e gabuar. Ajo ju do të vendosur.

Nuk duhet t’ju mungojë respekti
Në fakt, me asnjë femër nuk duhet të ndodhë e kundërta. Në ditët e sotme, femrat janë kurajoze, të sigurta dhe e dinë se çfarë duan. Nuk duan të kenë pranë dikë që e keqtrajton ose nuk tregon respekt.

Mos u tregoni të paqartë
Nëse i thoni se do të bëni diçka, që e përfshin ose jo, duhet të jeni përgjegjës.

Përgatituni që të jeni vazhdimisht të motivuar
Për të dalë me një grua të fortë, duhet të merrni përgjegjësi për disa gjëra. Ajo e jeton jetën e saj me objektiva precize, ka një qëllim dhe një vizion të saj për të ardhmen. Nëse ka zgjedhur të ndajë jetën me ju, natyra e saj ambicioze do t’ju prekë me patjetër. Do të keni gjithmonë një bashkëpunëtore përkrah jush.

Prisni impenjimin e plotë nga ana e saj
Femrat e forta janë besnike. Presin ndershmëri e përkushtim dhe jua kthejnë me të njëjtin pasion që impenjohen në çdo fushë të jetës së tyre. Nuk do të gjeni kurrë një person më të besueshëm sesa një grua të fortë dhe të pavarur. Përse? Sepse ajo zgjedh atë që do me të vërtetë në jetë dhe kur e ka, e mban fort atë. Nëse ju ka zgjedhur ju, atëherë do t’ju japë gjithçka.

Përgatituni për eksperienca të reja
Jetën e saj e ka jetuar me pasion dhe entuziazëm. Në rrugëtimin e saj ka kultivuar hobi, interesa dhe ka pasur eksperienca unike. Ndër të tjera, ka hartuar një listë me gjërat që do të bëjë në të ardhmen, që dëshiron t’i ndajë me ju nëse do të mundeni të bëheni pjesë e saj.

Do ta prisni me padurim çdo ditë të re që do të kaloni me të
Kur të jeni me një femër të fortë, për ju nuk do të ekzistojë mërzia. Është gjithmonë në lëvizje. Mund t’ju propozojë një fundjavë në mal, ndërkohë që jeni duke u qetësuar në divan.

Ju pret një jetë e mrekullueshme së bashku
Si çdo person i motivuar, ambicioz dhe inteligjent, edhe ju dëshironi një jetë të plotë. Keni objektiva dhe pritje për të ardhmen. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të dini se femra që keni përkrah ndan të njëjtat ambicie me ju dhe mbështet përpjekjet tuaja. Nuk do të jeni kurrë të lumtur sesa me një femër të fortë, sepse jetën e jeton duke marrë çdo ditë më të mirën prej saj. Nëse dashuron, dashuron thellësisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat