A mund të jeni i lumtur edhe i martuar?!

Life style

A mund të jeni i lumtur edhe i martuar?!

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:27

Një çift italian kanë rrëfyer "sekretin" për të pasur një martesë të lumtur. Ata janë martuar në vitin 1997 dhe gjatë këtyre 18 viteve nuk kanë pasur ndonjë problem, për shkak se kanë firmosur një kontratë para se të ngjiteshin në altar.
Kontrata nuk ka pasur lidhje me trashigimi apo ndonjë gjë tjetër, por për lirinë që duhet të ketë guraja dhe burri, sidomos në fundjavë. Në të vërtetë, ka qenë ideja e bashëkshortit nga Padova e Italisë që ta detyrojë gruan ta lejojë që të dielave të shkojë në stadium për të përkrahur skuadrën e zemrës.

“Deklaroj se do lejoj që burri im të shkojë në stadium dhe të ndjek skuadrën e zemrës, pavarësisht nëse luan në shtëpi ose transfertë”-, shkruhej në deklaratën e përgatitur nga burri, teksa nuk ka munguar as një nga gruaja. “Deklaroj që do ta shoqëroj gruan time në teatër, koncert ose aktivitet tjetër kulturor”- ishte deklarata e gruas, që është firmosur nga burri.

Fakti që shumë gra duan që të kalojnë një fundjavë me familje, ndërkohë që burri dëshiron të shkojë në stadium ose të qëndrojë para televiziorit, bën që të ketë mjaft zënka, por zgjidhja e këtij çifti ka qenë sa e pazakontë, aq edhe efektive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat