Ja disa gjëra që duhet ti bëni kur jeni vetëm?!

Life style

Ja disa gjëra që duhet ti bëni kur jeni vetëm?!

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:23

Nëse ju keni qenë vetëm për një kohë të gjatë, atëherë edhe kjo gjendje i ka përparësitë e veta. Ju nuk duhet të brengoseni për asgjë, jeni i lirë të bëni çfarë të doni, të vizitoni klube dhe vende të ndryshme.
Mos u brengosni, sepse të jesh vetëm është një gjë e mirë, sepse ju jep mundësinë të dikush të mos ju bezdisë, sepse në qetësi ju mund t’i lexoni të dhënat e mëposhtme, të cilat do t’ju ndihmojnë shumë se si ta kaloni kohën.

Angazhohuni jashtë shtëpisë

Të gjithë e dimë se kur kemi dikë që kryen punë ne bëhemi më dembelë për të kryer punët e përditshme, si p.sh shpesh meshkujt përtojnë shumë të përkujdesen për veten duke mos u rruar fare, ndërsa femrat nganjëherë vishen më pak seksi. Ky mund të jetë vetëm një stereotip, por shpresoj se edhe ju do të pajtoheni me këtë. Atëherë, nëse është kështu përse të mos përfitoni nga statusi i juaj dhe të shfrytëzoni kohën e lirë duke shkuar në palestër që të investoni në veten tuaj dhe t’ia jepni vetes mundësinë të ndihemi më të relaksuar. Përveç kësaj në palestër ofrohet mundësia që të takoni ndonjë person të ri.

Relaksohuni duke zënë momentet

E di se ju do të shpërtheni te dikush, por ju duhet ta vendosni këtë ndjenjë jashtë sistemit tuaj dhe këtë energji ta shpenzoni duke kërkuar ndonjë mik të mirë, me të cilin do të kaloni momentet të mira dhe t’i jepni vetes mundësi ta njihni më shumë njëri-tjetrin. Një mundësi tjetër është të udhëtoni diku jashtë vendit, ose të ndërmerrni masa të ndryshoni stilin tuaj të flokëve, sepse çdo ndryshim ndikon në disponimin tuaj të brendshëm dhe ju bën të ndihemi mirë. Mirëpo, çfarëdo që të bën, kujdesuni ta bëni në kohën e duhur, ta zini momentin e mirë kur vërtetë keni nevojë për ndryshime. Mos i humbni momentet.


 Vullnetar

Njerëzit gjithmonë lidhen vetëm për botën personale dhe shpesh herë nuk shohin përtej hundës së tyre. Rruga më e mirë për t’u hapur me tjerët është duke i ndihmuar të tjerët, duke u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Përmes këtij aktiviteti vullnetar ofrohet mundësia për të njohur njerëz të rinj, por edhe për të fituar një eksperience të re, e cila ju bën të ndiheni mirë.

Vizitojeni familjen

Një nga shqetësimet e njerëzve është se nuk e vizitojnë familjen për një kohë të gjatë edhe pse kanë dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë. Arsyet pse nuk e bëjnë këtë janë të shumta, sepse angazhimi i përditshëm dhe aktivitetet e tjera shoqërore ua marrin pothuajse gjithë kohën e lirë. Familja është një faktor shumë i rëndësishëm në jetën e secilit njeri. Ajo është oaza ku ndihemi më së miri dhe ndiejmë prehjen e mirëfilltë. Familja është ajo që na ndihmon t’i tejkalojmë problemet dhe gjithmonë është mbështetja dhe përkrahja jonë, prandaj me çdo kusht duhet gjetur kohë dhe mundësi ta vizitojmë dhe mos ta anashkalojmë.

Relaksohuni duke bërë pushime

Pushimet janë gjithmonë të mirëseardhura, pas një periudhe angazhimesh të shumta në vendin e punës. Përveç zgjedhjes së vendit ku do të bëni pushime, zgjidhni edhe personat me kë do të kaloni pushimet. Pushimet mund të jenë relaksuese qoftë nëse vendosni t’i kaloni me partnerë, qoftë me shoqëri. Nëse jeni vetëm edhe shoqëria është një zgjedhje e mirë për pushime. Me rëndësi është të provoni të pushoni, të mos i ekspozoheni stresit, të harroni hallet e përditshmërisë dhe të përjetoni ambientin e ri, natyrën, ajrin, evenimentet argëtuese në vendin ku pushoni etj.

Relaksohuni duke e ndryshuar veten

Një ndër mënyrat e relaksimit është përpjekja për të ndryshuar veten. Filloni nga gjërat më të vogla, filloni të bëni atë që gjithmonë keni dashur ta bëni por kurrë nuk e keni provuar. Këto mund të jenë ndryshime që nga pamja e juaj e deri te ndryshimi i vendit të punës, ose ndërrimi i vendbanimit etj. Merruni me aktivitet me të cilat nuk jeni marrë me parë, me gjëra të reja për ju. Provoni të bëni ndonjë hap në avancimin tuaj në karrierë. Çdo gjë e re sjell ndryshim në jetë dhe e begaton jetën.

Zbulojeni një botë të re

Pra, jeni lodhur nga rutina juaj e përditshme, e cila ka kaluar në monotoni. Jeni kufizuar vetëm në disa aktivitete të njëjta, p.sh duke u marrë me të njëjtin sport, ose duke përgatitur makarona me djathë dhe birrë? Pse nuk provoni të bëni diçka tjetër për të ndryshuar? Unë nuk po përpiqem t’ju nxis të bëni gjëra të çmendura, por të provoni diçka të re dhe më ndryshe që do të sjellë freski në jetën tuaj. Provojeni një herë dhe vetë do ta shihni se do të ndiheni thuajse keni zbuluar një botë të re.

Jetoni duke shikuar përpara

Po, ju duhet ta jetoni këtë moment duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i keni para vetes. Por duhet të dini se nga kanë ardhur gjërat dhe nga janë duke shkuar. Askush nuk ka nevojë të bëjë një plan 25 vjeçar për të arritur në drejtimin e tij, por shpesh njerëzit duan të dinë ku do të jenë pas 25 ditëve. Pra, nëse jeni të përkushtuar pas qëllimeve tuaja, duhet ta dini nga të drejtoheni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat