Madeline Stuart, modelja me sindromën down që lufton diskriminimin

Life style

Madeline Stuart, modelja me sindromën down që lufton diskriminimin

Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:51

Bukuria, thonë amerikanët, është në sytë e atij që arrin ta shohë. Ky është mesazhi që Madelina Stuart po përpiqet t’i japë botës, në një leksion që shkon përtej pamjes së jashtme. Madeline është një vajzë australiane 18-vjeçare që jeton në Brisbane.

Ajo vuan nga sindroma ‘down’, të cilën vendosi ta sfidojë. Kështu që i shkrepi në kokë të bëhej modele. Humbi pak në peshë, i leu flokët sipas modës dhe nisi të bënte foto. “Pasi të pozojë do ta ndihmojë të ndryshojë mënyrën se si shoqëria e sheh sindromën ‘down’ dhe ekspozimi do ta ndihmojë të pranohet nga të tjerët”.

Nëna e saj, Roseanne ka vendosur ta mbështesë në këtë rrugë dhe së bashku janë vënë në kërkim të një agjencie që mund ta promovojë. Motivi është i thjeshtë; shumë në shoqërinë tonë e mohojnë paaftësinë, dhe kur i shohin njerëzit në kushte të tilla, kthehen nga krahu tjetër: më mirë e injorojnë dhe e harrojnë se sa të përballën me të dhe ta njohin më mirë. Madeline ka vendosur ta sfidojë këtë mentalitet, duke treguar se edhe një person në kushtet e saj mund të jetë i bukur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat