Çfarë na thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë

Life style

Çfarë na thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:09

Të gjithë bëhemi paksa të çuditshëm dhe të interesuar kur bëhet fjalë për atë se çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë.

Rezulton se ekzistojnë tre “tipa” kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë.

Më poshtë po ju tregojmë se si ta bëni këtë dhe të shihni cili është personaliteti juaj.

Shikoni gishtin tuaj të unazës dhe krahasoni me gishtin tregues – a janë me gjatësi të njëjtë apo njëri është pak më i gjatë se tjetri?

Tani, duke u bazuar në fotografinë e mësipërme shikoni ku bëni pjesë ju, në A, B apo C, transmeton Koha.net. A e gjetët ku bëni pjesë? Ja se çfarë nënkuptojnë këto:

A – Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti juaj tregues ju jeni:

Papërmbajtësisht simpatike ndaj gjithë atyre që të rrethojnë. Askush nuk ju thotë “jo” juve, por ju jeni me gjithë kuptimin e fjalës, një princeshë. Ju keni një privilegj.

B – Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurt se gishti juaj tregues ju jeni:

E mirë, e sigurt dhe super efikase. Ju jeni një person shumë serioz dhe keni qëllime serioze të jetës.

C – Nëse gishti juaj i unazës është me gjatësi të njëjtë sikurse gishti juaj tregues ju jeni:

Paqësore, i merr gjërat shtruar. Nuk jeni personi që krijon konflikte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat