Meshkujt mashtrojnë me orët e punës

Life style

Meshkujt mashtrojnë me orët e punës

Më: 20 maj 2015 Në ora: 23:45

Rreth një e treta e meshkujve, të cilët thonë se punojnë 80 orë në javë, në të vërtetë punojnë 50 deri në 60 orë në javë, por përsëri ata marrin ngritje në detyrë ose shpërblime tjera.

Bazuar në një studim amerikan, meshkujt kanë disa truqe që bëjnë që orët e punës t’i kalojnë me miqtë ose familjarët, për ndryshim nga femrat, të cilat punojnë më tepër, pavarësisht se janë më të zëshme kur vjen puna për kohën që duhet të kalojnë me familjet e tyre.

Në këtë studim janë përfshirë 82 këshilltarë nga zyrat e kompanive të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prej tyre 64 ishin meshkuj, ndërsa 18 femra. Më poshtë, po ju rendisim edhe katër truqet e meshkujve, me të cilat mashtrojnë me orët e punës.

Takimet

Nga studimi rezultoi se meshkujt priren të takohen me klientë lokalë, duke shmangur nevojën për udhëtime të gjata, të cilat u marrin shumë kohë. Nëse ju takoni një klient në qytetin ku banoni, atëherë pjesën tjetër të kohës e shfrytëzoni për diçka tjetër.

Marrëveshjet me kolegun

Meshkujt zakonisht bëjnë marrëveshje me kolegët e tyre, për t’i zëvendësuar ose për t’i “mbuluar” në orët e punës, kur në të vërtetë nuk janë në punë, ndërkohë që janë duke shpenzuar kohën me një mik të vjetër.

I njohin klientët

Meshkujt e përfshirë në studim treguan se i njohin shumë mirë klientët e tyre, duke u ofruar atë çfarë ata dëshirojnë, në mënyrën që ata e duan. Kjo bën që të shkurtojnë kohën për të bindur një klient, në lidhje me një gjë.

Janë në dispozicion gjithë kohës

Meshkujt marrin thirrje në çdo orë, ndërsa janë të kyçur në e-mail-et e tyre të punës, pothuajse gjithmonë. Kjo lë të nënkuptohet sikur ata janë duke punuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat