Çfarë shkakton xhelozi në trupin tuaj ?

Life style

Çfarë shkakton xhelozi në trupin tuaj ?

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:03

Jeni xheloz dhe mendoni se kjo ndikon vetëm në lidhjen tuaj? Gaboheni pasi xhelozia ndikon negativisht edhe në trupin tuaj. Ja cilat janë pasojat e saj:

1-Në trurin tuaj
Imagjinoni partnerin tuaj në shtrat me një të dashur të re ose krahasoni rininë tuaj me atë të një rivaleje kohë më parë dhe do të shikoni se sit ë gjithë pjesët e trurit që kanë të bëjnë me nervat dhe frikën do të ngrihen në një nivel të lartë.

2-Në stomakun tuaj
Sapo dëgjoni që shefi juaj po lavdëron një punonjëse të re në kompani menjëherë dreka juaj ju duket pa shije. Kërcënimi I një sfidanti I cili mund të ju lërë ju pa punë ose në hije, aktivizon një reagim frikë në amilagë I cila con në prodhimin e adrenalinës dhenoradrenalinës. Një rezultat? Jo më oreks.

3-Në sytë tuaj
Shqetësoheni vazhdimisht se gruaja juaj mund të mos jetë besnike? Ju do të ndiheni poshtë rivalëve potencial- sidomos atyne tërheqës. Njerëzit që janë vazhdimisht xheloz për një partner ndoshta tradhëtar, i kushtojnë vëmendje të vecantë të ndonjë anëtari të pashëm të gjinisë së tyre dhe krijojnë kujtime të fortë se si ata duken. Kjo sipas një studimi të bërë nga Psikologjia Sociale.

4-Në zemrën tuaj
Sistemi nervor mbërthehet nën stresin e xhelozisë,përshpëjtimin e të rrahurave të zemrës dhe ndikon në presionin e gjakut, thotë Jonathan Dvash, një neuroshkencëtar në universitetin e Haifa. Nëse keni dhimbje gjoksi shmangni shqetësimet nga partneri juaj dhe të menduarit rreth jetës që do të doje të kishe pasur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat