Bashkëbisedimet përmirësojnë jashtëzakonisht memorien!

Life style

Bashkëbisedimet përmirësojnë jashtëzakonisht memorien!

Nga: Diana Bunjaku Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:01

Vetëm 10 minuta bisedë me një person tjetër, mund të ndikojë shumë në qasjen e njeriut. Bashkëbisedimet përmirësojë jashtëzakonisht kujtesën, memorien apo edhe intelektin , thonë shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.
Këtë më së miri, vërtetojnë edhe të dhënat mbi 3.610 njerëzve të moshës nga 24 deri 96 vjeç, në të cilën janë analizuar detaje për secilin prej tyre (gjatë komunikimit që kanë pasur ata ndër vite)

Oscar Ybarra thotë se, izolimi social mund të ketë një ndikim negativ në aftësinë intelektuale, dhe stabilitetin emocional të një personi.

“Gjatë studimit tonë shoqërimi me të tjerët është dëshmuar po aq efektiv sa edhe disa ushtrime tradicionale për të përmirësuar kujtesën dhe aftësinë intelektuale”, shkruan psikologu Oscar Ybarra.
Në një tjetër eksperiment, studiuesit realizuan edhe një test laboratorik, për të përcaktuar në tërësi se si interaksioni social dhe ushtrimet, ndikojnë jashtëzakonisht në kujtesën dhe aftësitë mendore te njeriu.
Ne kemi parë se interaksioni i shkurtër prej vetëm dhjetë minutash rrit aftësinë intelektuale, si dhe përfshirjen në aktivitetin intelektual, thotë Oscar Ybarra.

Sipas tij, në bazë të rezultateve, është konfirmuar se vizita te një mik, te një i afërm i familjes, apo edhe te një person kalimtar, mund të jetë shumë e rëndësishme për mprehtësinë e mendjes dhe zgjidhjen e fjalëkryqeve të përditshme.
“ Prandaj bisedoni sa ma gjatë me njeri-tjetrin, sepse bisedat e mbajnë njërin në formë”, thotë Oscar Ybarra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat