1. Jetoje jetën me dhembshuri!
Të jesh me dhembshuri nuk do të thotë thjeshtë të ndihmosh botën dhe të ndihesh i plotësuar. Është thjeshtë gjëja e duhur për tu bërë. Është mënyra e duhur për të qënë. Do të thotë të kërkosh dhe të kuptosh çfarë është rreth teje. Duke bërë këtë do të transformosh jetën tënde.
Being compassionate isn’t just about helping the world or feeling fulfilled. It’s simply the right thing to do. It’s the right way to be. It’s seeking to understand what’s around you. And doing so will transform your life.
2. Krijo lidhje të reja me njerëz.
Mos i moho lidhjet e reja. Një ndër kënaqësitë e njeriut, është ta ndajë lumturinë me të tjerët. Është në natyrën njerëzore, që një individ të ndihet mirë, edhe ambjenti ku ai është duhet të jetë i mbushur me njerëz që ndihen mirë. Dhe e vetmja gjë që duhet të bësh për të arritur këtë, është të duash vërtetë të jesh mirë.
3. Zgjohu.
Nuk po flas për kuptimin modern të kësaj fjale. Jo në kuptimin që “ti je një dele dhe unë jam një bari i rëndësishëm.” E kam fjalën për një mënyrë personale. Në një mënyrë përjetimi. Edhe pse mund të kesh pasur një jetë të vështirë dhe me probleme, mbaj mend që ato janë vetëm kujtime dhe ti TANI mundesh të jetosh plotësisht, të gjesh lumturinë nëçdo moment, të kapërcesh vështirësitë dhe të jesh i pranishëm në këtëmoment. Ky është zgjim. I yti mund të jetë pak më ndryshe, por do të ketë të njëjtin rezultat në përjetimin tënd.
4. Nëse ndryshon veten, ndryshon botën rreth teje.
Ti duhet të jesh ndryshimi… Është shprehja që kemi dëgjuar me qindra herë. Dhe arsyeja është sepse kjo shprehje është shumë e vërtetë. Ti duhet të jesh ndryshimi, sepse secili duhet të fillojë me veten e tij. Nuk bëhet fjalë për ty kundër dikujt. Bëhet fjalë për ty dhe vetëm ty. Ti ke në dorë të zgjedhësh çdo gjë. A nuk është e mrekullueshme? Mos ki frikë të ndryshosh veten për mirë. Mos ki frikë të jesh pjesë e botës që dëshiron.
5. Pranoje vdekjen.
Kjo është një gjë e komplikuar dhe për shumë njerëz duket kështu. Në shumë kultura është tabu, dhe njeriu pretendon se vdekja nuk ekziston, dhe kur flet për të, ul tonin e zërit, sikur të mos ishte një gjë natyrore.
Budistat praktikojnë një meditim të quajtur “meditimi mbi kufomën”. Është fiks ashtu si e ka emrin. Ato shohin trupin e tyre duke u kalbur dhe dekompozuar në mënyrë natyrore dhe kjo i bën ta pranojnë vdekjen.
Ne nuk kemi pse të meditojmë rreth kufomës, por të jemi të sinqertë me veten, që në çdo moment mund të vdesim. Mendo rreth kësaj. Fol rreth kësaj. Del në një përfundim më të mirë rreth vdekjes.
6. Jep.
Mbaj mend se askush nuk mund të marrë diçka, nëse nuk është dikush që jep. Nëse ti sot po merr diçka, kujto se dikush po jep. Mendo se ashtu si ndihesh ti kur merr diçka, do të ndihet edhe tjetri kur ti jep diçka. Nuk po flas domosdoshmërisht për para. Mund të japësh një buzëqeshje që nuk të kushton asgjë, mund të japësh një fjalë të mirë, mund të bësh një gjest të bukur, ose mund të ndihmosh dikë. Të gjitha këto janë mënyra për të dhënë.
7. Hiqe idenë për tu kapur pas gjërave.
Në kulturën tonë ka një ide të përhapur, për tu lidhur aq shumë me gjërat, derisa të japësh jetën për to. Pse dëshiron të japësh jetën për to? Mendon se pa këto gjëra do të vdisje? Praktiko lëshimin, heqja dorë nga gjërat që të mbajnë të lidhur. Konsidero gjërat që ti ke, njerëzit që ti ke, dhe konsidero që nuk do ti kesh përgjithmonë. Duke menduar kështu do ti kushtosh më shumë rëndësi reale atyre dhe do të pakësosh momentet kur vuan nga to.