Meshkujt modernë nuk i mbajnë sekretet

Life style

Meshkujt modernë nuk i mbajnë sekretet

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:05

Miti se meshkujt i mbajnë më shumë sekretet se femrat duket se është shembur. Nga kërkimet e fundit të Columbia Business School është vërtetuar se meshkujt bëjnë edhe me shumë thashetheme se gjinia e bukur.

Mesatarisht, meshkujt modernë nuk durojnë më shumë se dy orë e 47 minuta për ta ndarë një sekret me dikë tjetër, ndryshe nga femrat, të cilat arrijnë të "përmbahen" edhe për 40 minuta më shumë.

Sipas hulumtuesve, shkak për rezultatet e fundit janë bërë rrjetet sociale, të cilat i kanë dhënë më shumë mundësi meshkujve që të bëjnë edhe thashetheme.

Megjithatë, të ndash një sekret me dikë tjetër nuk është edhe aq keq, kjo duke iu referuar profesorit të kësaj shkolle, Michael Slepian. “Të mbajturit një sekret i shkakton një personi më shumë stres, më shumë energji të humbura dhe si rezultat më pak motivim për punët tjera. Nëse nuk dëshironi që një sekret ta ndani me dikë të afërt me ju, atëherë mbani një ditar me shënime dhe shkruani gjithë ato që keni brenda”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat