Si të visheni për t’u dukur më elegante? 10 këshilla për femrat

Life style

Si të visheni për t’u dukur më elegante? 10 këshilla për femrat

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:18

A ka shumë vajza që dëshirojnë të duken më elegante? Natyrisht që po. Nëpërmjet veshjeve ato përpiqen të fshehin barkun apo të pasmet. Por shpesh nuk i dimë kush janë disa nga truqet që duhet të përdorim. Ja disa këshilla:
1. Të zgjedhim madhësinë e duhur : asnjë veshje nuk i heq masat si me magji, por gjithmonë duhet zgjedhur madhësia e duhur e veshjeve. As shumë e madhe as shumë e vogël.
2. Punoni me fantazinë : fantazitë mund të funksionojnë si iluzione optike, duke gënjyer syrin dhe duke bërë të dukeni më të holla. Përdorni veshje me vija vertikale apo dhe zig zag. Duhet të shmangni absolutisht vijat verikale dhe horizontale.
3. Fokusohuni tek dekolteja : një veshje me jakë V ose një dekolte e rrumbullakët ju ndihmon që vëmendja të përqëndrohet tek kjo zonë
4. Në vend të takave mundohuni të përdorni këpucë të larta. Edhe këpucët me pak takë do t’ju ndihmojnë të bëni një figurë më elegante
5. Nëse jeni e gjatë, përdorni fund të gjatë, nëse jeni e shkurtër përdorni fund të shkurtër. Nëse jeni të gjata dhe të shëndetshme, është mirë të përdorni funde të gjata deri poshtë gjurit, sepse e zgjat figurën tuaj dhe ju bën të dukeni më të holla.
6. Mundohuni të shmnagni copat e dekoruara, përdorni sa më shumë bluza të thjeshta stofi dhe elastike
7. Ngjyra e zezë është gjithnjë OK. E zeza mund të përdoret edhe në vendet që preferohen të fshihen. Nëse duam të fshehim pak barkun veshim një bluzë të zezë, dhe mbi të një xhaketë që ta kombinojmë me pantallonat.
8. Harroni bizhuteritë: Nëse ka një gjë që duhet të lini me patjetër mënjanë, janë stolitë që bien shumë në sy, sidomos ato që vihen në qafë.
9. Të brëndshmet : të brendshmet mund t’i ndihmojnë shumë femrat e shëndetshme. Një bust, një korse, madje edhe mbathjet janë disa veshje kyçe për pamjen e femrës.
10. Vishuni e gjitha me të njëjtën ngjyrë : Një tjetër gjetje e bukur është ajo që të visheni me të njëjtën ngjyrë nga koka deri tek këmbët për t’u dukur më të holla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat